E ngarkuara me punë e SHBA 1 orë takim me Dumanin: Vlerësojmë arritjet, SPAK ka nevojë për mbështetje

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sot me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut, Altin Dumani për rreth një orë.

Përmes një njoftimi në aplikacionin X Ambasada Amerikane bënë me dije VanHorn vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen e suksesshme të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta. 

'VanHorn dhe Dumani diskutuan se si SPAK dhe NBI nuk mund ta bëjnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten në institucione si policia, gjykatat, prokuroritë, zyrat e vettingut, inspektoriatet dhe këshillat për të bërë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet. Kjo është thelbësore për mbrojtjen e arritjeve që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një pjesë kyçe e procesit të anëtarësimit në BE", shkruhet në postim. 

Xh.K/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 17/10/2024 22:29

    Bëjeni Dumanin kryeministër dhe atëherë nuk i keni më borxh popullit shqiptar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Parfum apo benzinë? Ministrat të shqetësuar i marrin erë shishes që hodhi Elda Hoti

Parfum apo benzinë? Ministrat të shqetësuar i marrin erë shishes që hodhi Elda Hoti