Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit Antikorrupsion që e dënoi me 2 vite ish-gjyqtaren Zamira Vyshka dhe e rikthen çështjen për rigjykim me trupë tjetër në të njëjtën gjykatë.

Apeli e dënoi Vyshkën me 2 vite shërbim prove, për korrupsion pasiv.

Ndërsa për avokatin Ilir Pashaj që sipas prokurorisë do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, apeli vendosi pefundimisht dënimin me 2 vite shërbim prove.

Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik te 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj nën akuzën se po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ular dënimin me 6 muaji një të burgosuri.