E ngarkuara me punë ne Ambasadën e SHBA në Tiranë Nancy VanHorn ka mirëpritur në ambasadën e SHBA në Tiranë, komandantin Alban Dervishi për ta uruar atë për marrjen e komandës së USSPearl Harbour në muajin qershor.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, ambasada e SHBA në Tiranë shkruan se temë e takimit ishte diskutimi i rëndësisë së partneriteteve tona të mbrojtjes për ta bërë Amerikën më të fortë.
S.B/Shqiptarja.com'E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn mirëpriti Komandantin Alban Dervishi në ambasadë për ta uruar për marrjen e komandës së USS Pearl Harbor këtë qershor dhe për të diskutuar rëndësinë e partneriteteve tona të mbrojtjes për ta bërë Amerikën më të fortë. Si pjesë e vizitës së tij, Komandant Dervishi, i shoqëruar nga personeli i Zyrës së Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, u takua edhe me Nënadmiral Adnand Agastra në Komandën e Forcës Detare ku pati mundësinë të merrte pjesë në disa nga aktivitetet atje', thuhet në postim.
![]()
Komente

