Gary Medel, futbollisti i Kilit, ishte ai që bëri Lionel Messi-n të merrte karton të kuq për herë të dytë në karrierën e tij teksa të shtunën, Argjentina dhe Kili luanin për vendin e 3 dhe 4 të Kupën e Amerikës.
Më saktësisht të dy futbollistët u përjashtuan nga loja pas një kacafytje jo deri në limite, diçka që më pas solli kritika për arbitrin nga të gjithë palët. Lidhur me këtë incident, Medel, ish-futbollisti i Interit që aktualisht luan me Besiktas është shprehur:
“Këto janë gjëra që ndodhin në futboll, unë mendoj se arbitri e ka trajtuar keq situatën. Kartoni i verdhë do të ishte i mjaftueshëm për të dy, gjithçka do të mbyllej aty,”-deklaroi fillimisht Medel. Më pas ashtu si Messi ai shigjetoi Brazilin: “Unë mendoj se Argjentina është penalizuar shumë kundër Brazilit. Ishte një ndeshje e padrejtë, brazilianët janë ndihmuar nga arbitri.”