E paimagjinueshme/ Ja si Berisha nuk lejonte kreun e opozitës Fatos Nanon në ’93 të shkonte në Strasburg, të zhvillonte takime elektorale dhe të fliste në Kuvend

E paimagjinueshme/ Ja si Berisha nuk lejonte kreun e opozitës Fatos Nanon në ’93 të shkonte në Strasburg, të zhvillonte takime elektorale dhe të fliste në Kuvend

Sali Berisha dhe Fatos Nano

TIRANË- Dalja e fundit televizive e Fatos Nanos, i cili portretizoi Sali Berishën dhe Ilir Metën si pengues i zhvillimit të Shqipërisë dhe pjesë të së keqes së tranzicionit, ka trazuar kampin opozitar, i cili ka nisur një sulm të furishëm ndaj liderit historik socialist. Nano akuzoi Sali Berishën për burgosjen e tij politike, në kulmin e moshës dhe vitalitetit, ndërsa për herë të parë e akuzoi edhe vrasjen e nënës së tij. Shumëkush mund t’i konsiderojë si të tejkaluara këto akuza, por dokumentet dhe dëshmitë konfirmojnë se Sali Berisha, në vitin 1993, i kufizonte disa të drejta kryetarit të opozitës, Fatos Nanon, që sot janë të paimagjinueshme. Bëhet fjalë për periudhën para arrestimit dhe burgosjes, kur Fatos Nano ishte si në statusin e Lulzim Bashës sot.

Në gjysmën e parë të vitit 1993, Sali Berisha nuk e lejonte Fatos Nanon që të merrte pjesë në delegacionet parlamentare në Strasburg, si kryetar dhe përfaqësues të opozitës. Në seancën e datës 3 qershor 1993, Namik Dokle, denonconte se kryetari i Kuvendit, nuk pranonte Nanon, si i propozuar nga PS, që të ishte pjesë e delegacionit në Strasburg, pa asnjë shkak. “...Unë dua të bëj protestë, të cilën e kam bërë në Kryesi e po e bëj përsëri këtu, grupi ynë parlamentar në atë përfaqësim të Parlamentit tonë në Strasburg ka caktuar kryetarin e Partisë Socialiste, Fatos Nanon, por Pjetër Arbnori nuk ka pranuar në mënyrën më flagrante që Fatos Nano të shkojë në Strasburg”, thoshte Dokle. Qëndrimi i Dokles nuk mori asnjë përgjigje.

Më herët, në datën 11 maj 1993, Luan Hajdaraga, në atë kohë një nga figurat kryesore të PS, denonconte urdhërimin e policisë për të dëbuar Fatos Nanon dhe deputetët e PS-së nga Kuçova, që të mos zhvillonin takime.

Luan Hajdaraga tha se “Ditën e diel, datë 9.5.1993, deputeti i zonës së Kuçovës, zoti Fatos Nano, së bashku me zotërinjtë deputetë Servet Pëllumbi, Sabit Brokaj, Luan Hajdaraga e Tefik Ajazi, të shoqëruar nga autoritetet lokale të rrethit dhe të Bashkisë së Kuçovës, morën pjesë në një takim me elektoratin në sallën e kinemasë së qytetit. Forcat e policisë së qytetit, të përforcuara me kontingjente të ardhura nga Berati, kërkuan largimin e menjëhershëm të grupit të deputetëve, duke përdorur pretekstin absurd të moslejimit të një mitingu të paligjshëm. Ndërkohë që banorë të shumtë kërkonin të takonin nga afër deputetin Nano, policia ndërhyri brutalisht, duke përdorur shkopinjtë e gomës për të shpërndarë njerëzit...  Kryesia e Parlamentit duhet të kërkojë sa më parë sqarimin e rrethanave e përgjegjësinë për ngjarjen e Kuçovës dhe të ushtrojë të gjithë autoritetin e saj pranë organeve kompetente, të cilat lypset të garantojnë zbatimin e të drejtave dhe lirive të deputetëve e të qytetarëve konform dispozitave të njohura kushtetuese”.

Nga ana e PD-së, reagon Agron Musaraj, i cili thotë se “Natyrisht, unë do t’i kisha në ruajtje zotërinjtë deputetë, se në shesh kishte simpatizantë të PS-së, por edhe të palës tjetër, të cilët ishin shumë të fyer nga akuzat dhe ofendimet që zoti Nano bëri për liderët e partisë së tyre dhe detyrimisht mund të kundërvepronin. Pra, më çudit fakti që kur policia zbaton ligjin dhe kryen detyrën, akuzohet për shkelje ligji. Zotërinj deputetë, rendi do të garantojë çdo veprimtari të ligjshme dhe do të dënojë me forcën e ligjit çdo tentativë e veprimtari të paligjshme. Dhe besoj se të gjithë do të jemi të kësaj mendjeje, sepse të gjithë bërtasim për shtetin juridik”.

Sali Bersha përmes, njerëzve të tij, nuk lejonte kreun e opozitës, Fatos Nanon, as të fliste në Kuvend. Madje, as të jepte versionin e tij, ku Sali Berisha, hodhi në sulm kreun e KLSH, Blerim Çelën, duke ndërtuar disa akuza, në kuadër të planit për ta futur Nanon në burg.

Në 27 prill 1993, Musa Ulqini shprehej në Parlament “Z. Malasi, në qoftë se maxhoranca është vërtet një maxhorancë demokratike dhe jo një maxhorancë fashiste, duhet të lejojë që deputetët e Partisë Socialiste: Fatos Nano dhe Shkëlqim Cani të sqarohen këtu përpara opinionit publik, në mënyrë që njerëzit të jenë në gjendje të gjykojnë se ç’thotë njëra palë dhe pala tjetër. Në qoftë se ju nuk i lejoni, kemi të bëjmë me një maxhorancë fashiste dhe ju do ta mbani përgjegjësinë”. Të gjitha koto kufizime nuk do të mjaftonin, pasi disa janë më vonë, Berisha hedh në sulm KLSH, kryeprokurorin dhe gjyqtarët, duke futur Nanon në burg, për 1 500 ditë me radhë. Akuzat u rrëzuan më vonë nga gjykata si të montuara.

Ankesat e socialistëve në Parlament, qershor 1993

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 06/02/2021 05:59

    Urrjetje kam pas per saliu. Zoti e di sa po po per nje gje i jap te drejt ketij bastardi nanos ia ka ber mir me sahanlepires ky ska me bur laro bur 70 vjec lyen koken dhe mjekeren hallall dhe rames tall rrapin me keta lafo kshu e duan jidhu ndonje kock bua panpik dinjiteti keta na kan perfaqsuar mir vjedhur varja mentalitet ballkani po burra palaco si ky mase tund kemb te shkerdhfsha pragun se afer je

    Përgjigju
  • Iris: 06/02/2021 00:19

    Vitet 1990-1999,jane / THE DARK AGES/ te tranzicionit shqiptar!!!

    Përgjigju
  • Vlore: 05/02/2021 23:45

    Ore u be nje aksident ne vlore pae nuk ka shkruar njeri tjetri ne gjendje te rend

    Përgjigju
  • Bastardi: 05/02/2021 22:54

    Qeni bastard malok salmut bershurra është jashqitja më e pisët e historis Shqiptare.

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 05/02/2021 22:40

    Berisha nje qen morrash duhet rjepur i gjalle me bixhak e ti hidhet kripe ne trup

    Përgjigju
  • Plaku: 05/02/2021 20:36

    Po i fryhet shume faktit sikur njeri ka qene kunder tjetrit,kur ne e kemi pare me syte tane sesi i kane ruajtur marredheniet ... Sepse ,ne te kunderten,Nano duhet ta kishte hedhur ne gjyq Berishen,pasi doli nga burgu,sic e cileson vendimi i gjykates,per prova te sajuara... Jo per te marre hak,por te nxirrte te verteten ne shesh... Meqenese nuk kemi pare reagime te tilla,si dje ,ashtu dhe sot,me politikane qe 4 vjet shahen dhe 4 vjet te tjera puthen,del qarte perfundimi llogjik qe keta jane nje soj e sorollop,me te te ashtuquajturit komuniste (sepse te jesh komunist ne shpirt nuk eshte krim,perkundrazi) qe e vrane kete vend dhe vazhdojne ne te njejten hulli...

    Përgjigju
    • Plaku: 06/02/2021 10:34

      O jeta... un s jam as socialist,as demokrat... Kur i fus te gjithe ne te njejtin thes,e bej sepse fajtor eshte dhe ai qe rrin pasiv,si ti dhe une me shume mundesi.. dhe ja ku jemi ,70 vjet pas lufte,me te njejten dore dhe mendesi qeverie.. me thuaj zoteri,kush eshte pa faj ne kete histori

    • Jeta N.: 05/02/2021 22:42

      Car po i fryhet mer tip, kupton ti qe e futi 1500 dit ne burg kur ishte pa bo as 40 vjeç. Ju te PD e dini perbukuri qe ai kafsha nga mali i ka bo t’gjitha car thuhen dhe tani duke dit qe ate se pastroni dot (s’ka oqean qe e lan salen) beni pis edhe kto te tjetet duke i qujt njesoj.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri