Pandemia COVID na ka krijuar situata nga më të çuditshmet. Në Greqi së fundmi është njoftuar arrestimi i një personi, i cili tentoi të vaksinohej për llogari të një personi të tretë.
Ai u paraqit në qendrën e vaksinimit të Spitalit të Atikës Perëndimore “Agia Varvara” (ish-Infektiv) dhe sipas asaj që raportojnë mediat greke i arrestuari tregoi identitetin e një personi tjetër teksa po përpiqej të vaksinohej.
Domethënë, takimi ishte bërë në emër të një personi tjetër , identitetin e të cilit e mbante personi që ishte paraqitur për vaksinim.
Greku ka deklaruar para policisë së tarifa e tij për vaksinimin për llogari të një personi të tretë ishte 25 euro.