Tirane- Sali Berisha shkel haptazi vendimin e GJKKO-së duke mbajtur miting politik edhe pse 30 dhjetorit 2023, është në arrest shtëpie me cilësinë e të hetuarit në procedimin penal, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të sportklub Partizanit.
Neni 237 i Kodit të Procedurës Penale parashikon shprehimisht ''Për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin’. Pra të njëjtat kufizime që ka dhe një person në ‘arrest me burg’ vlejnë dhe për atë që është në arrest shtëpie. Nuk mund të marrë pjesë në aktiviteti, të komunikojë me persona të tjerë veç me ato që bashkëjeton me atë, as të mbajë mitingje.
E megjithatë Berisha përkundër të gjithë këtyre ndalimeve që janë të shënuara si e zeza në të bardhë ka mbajtur fjalim para militantëve të mbledhur pasditen e sotme para kryeministrisë.
Prapa figurës së Sali Berishës ishte i njëjti podium, i ngjashëm me atë të ngritur para kryeministrisë. Për ata që e panë nga ekrani krijohej iluzioni që ai ndodhej aty në shesh, pasi kamera fokusonte vetëm videomesazhin. Vetëm kur fokusi i kameras ishte më i gjerë kuptohej që kishim të bënim me një videomesazh.
Në fillim nuk kuptohej se nga cili vend po transmetohej ai videomesazh duke ngritur dy pyetje: Mos Sali Berisha ka thyer masën e arrestit dhe ka shkuar në selinë PD nga ku dhe përcillte videomesazhin? Apo në ambientet e apartamentit të tij tek rruga “Mustafa Metohiti” organizatorët ishin kujdesur të ngrinin një podium të ngjashëm me atë të vendosur para kryeministrisë nga ku përcolli live për militantët mesazhin politike se ata nuk ishin aty për hallet e tij por për halle të tjera.
“Jo miq, Sali Berisha nuk ka halle. Por Sali Berisha është halli më i madh i Edi Ramës dhe miqve të tij, Vuciç, Xhorxh dhe Aleksit Soros dhe mafies ndërkombëtare. Prandaj dhe jam sulmuar politikisht. Sepse sot unë luftoj njëlloj si ju për opozitën e vërtetë, për dinjitetin e shqiptarëve. Luftoj kundër korrupsionit dhe për interesin kombëtar. Nesër do ju thonë se po luftoni për fëmijët e Berishës, kur në fakt njeriu më naiv e kupton se familja ime është goditur pikërisht se unë zgjodha të luftoj për shqiptarët. Dhe harrojnë mjeranët, se fëmijët e Sali Berishës janë fëmijët e shqiptarit. Ç’është e vërteta miq, Sali Berisha po lufton për një nga fëmijët e tij, por kësaj radhe jo për fëmijët biologjikë” tha Berisha.
Ajo që është e qartë si drita e diellit është se Sali Berisha shënoi dhe një tjetër shkelje të paprecedentë duke bërë miting nga 'arrest shtëpie', e kësaj here jo poshtë ballkonit, por në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit'.
ska cti bej SPAK lexhendes .....
Përgjigjute mort mortja skapin se tani me ter mend u be skap !
PërgjigjuSonte Spak duhet te bej detyren,arrestin e shtepise ta kthej ne arrest me burg,se kjo moster nuk njeh ligje dhe shtet! Spak sonte mori vulen qe eshte sfiduar nga nje kriminel i regjur qe i ben karshillek drejtesise dhe popullit!
Përgjigju