Këngëtari 27-vjeçar Alban Ramosaj, i cili prej vitesh është pjesë e muzikës shqiptare, ka vendosur të heqë dorë nga muzika. Edhe pse me një sukses të jashtëzakonshëm, fitues i disa çmimeve dhe i adhuruar nga shumë fansa, Ramosaj nuk do të jetë më pjesë e tregut të muzikës.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë këngëtari përmes rrjeteve sociale të shkruar madje edhe në shqip në anglisht, për të gjithë publikun vendas dhe të huaj, që e kanë mbështetur.
Arsyeja e largimit të tij nga nga muzika, Albani thotë se është bërë realiteti mbytës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Ai thotë se nuk mjaftojnë vetëm ëndrrat për të ecur përpara, por duhet frymëzim, motivim, për të cilën këngëtari shprehet se i është zbehur dhe ka mbetur thjesht pjesë e fëmijërisë së tij.
“Lamtumirë” në shqip dhe në anglisht/ Alban Ramosaj i
Nië letër për publikun tim të dashur të “Koloseut”
Gjatë jetës sime, kam jetuar me filozofinë e përqafimit dhe ndjekjes se ëndrrave dhe aspiratave të fëmijës së brendshëm.
Autenticiteti që artistët, veçanërisht muzikantët sjellin ne veprat e tyre, gjithmonë ka rezonuar thellë me mua.
Megjithatë, kam kuptuar që pak nga pak, kam kompromentuar thelbin e asaj që përshkruan uni-n tim artistik. Së fundmi, jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapësirën time kreative, kështu, duke fryrë fort mbi flakën e qiriut që njëherë më dha motiv. Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati 10 vitesh, është duke u zbehur.
Fusha e betejës në të cilën gjendem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të plagosur dhe të ndjeshëm, i gjakosur shtrirë në krahët e mia, duke shikuar drejt syve te mi, duke pëshpëritur, “Të lutem, mund të vazhdoj ende, mund t’ia dal.” Mençuria shoqëron kalimin e kohës dorë për dorë. Kam mësuar se të dorëzohesh në një betejë nuk është ekuivalente me humbjen e luftës, e kështu, tashmë di më mirë se sa të lejoj veten të “luftoj” në ambiente të padrejta apo “të pafavorshme” Pra, është koha që unë të jem “egoist” në mënyrë të vetë-ruajtjes time.
Është koha të riparoj mirëqenien time fizike dhe mendore, të pastroj shpirtin nga ndotjet që i janë bërë. Megjithatë, ky vendim nuk është një vendim që mund ta merrja vetëm në diskrecion- kam përgjegjësi, është një mesazh që duhet ta ndaj me ata që më kanë mbështetur mua në këtë udhëtim. Mbështetja juaj e palëkundur, brohoritjet, duartrokitjet, sytë tuaj vëzhgues, veshët që dëgjojnë dhe mirëbesimi i të lënurit zemrat tuaja nën influencën e penës sime… më kanë mbajtur, dhe për këtë, ju jam më shumë se kurrë mirënjohës, përgjithmonë.
TEA, udhërrëfyesi që ndihmon turistët e huaj të zbulojnë Shqipërinë Për publikun tim te dashur të “koloseut,” nëse do më njihnit personalisht, ndoshta do të thoni “Tipike Albanesque,” për mbylljen e këtij kapitull me një prekje dramatike. Por ju më njihni – unë lulëzoj në botën e dramës, pasi gjej një bukuri të caktuar poetike në të. Me mirënjohje te ndjerë dhe një ndjenjë të rinovuar qëllimi,
Alban Ramosaj.
Derisa të takohemi sërish, faleminderit dhe lamtumirë.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Ok, ciao, ktheju prap po deshe if frymzimi vjen prap:)
Përgjigju