E papritur, Mariana tërhiqet nga gara, largohet nga 'Ferma VIP'

E papritur, Mariana tërhiqet nga gara, largohet nga 'Ferma VIP'

Mariana Kondi

Aktorja, Mariana Kondi, vendosi ditën e sotme të tërhiqej përfundimisht nga gara, duke i dhënë fund eksperiencës së saj në ‘Ferma VIP’.

Vendimi i saj erdhi dy ditë pas largimit nga ambientet e fermës, ku humbi sfidën përballë Xhesikës.

Marianës iu dha një mundësi tjetër, ku do t’i bashkohej Valerit në ishull. Ajo qëndroi për thuajse 48 orë vetëm me Valerin dhe më pas lajmëroi se do të largohej.

“Valer, unë tani do ndahem me ty, sepse kaq ishte”, tha aktorja.

Edhe pse konkurrenti i kërkoi të mos largohej, ajo theksoi se e kishte marrë vendimin, ndaj dyshja i dhuruan njëri-tjetrin një përqafim.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut