Me një sezon shumë jashtë pritshmërive të tij, e ardhmja e Cristiano Ronaldos duket mjaft e dyshimtë tek Manchester United.
Sipas 'Daily Star', trajneri i cili pritet të drejtojë Manchester United-in sezonin e ardshëm, Erik Ten Hag, ka autorizuar shitjen e portugezit pasi nuk e dëshiron në ekipin e tij.
Për Ronaldon po ashtu përflitet se në rast largimi nga Anglia, PSG pret 'pas derës' për t'a transferuar në ekip, duke krijuar në një skuadër dyshen me Messin, edhe pse të dy pranë perendimit të karrierës së tyre.