Elita Rudi dhe Gjiko janë një nga çiftet më të komentuara të estradës shqiptare madje kohët e fundit ata kanë qenë në krye të faqeve të mediave rozë për shkak se do të kurorëzonin martesën në 23 gusht.
Por ka ndodhur diçka e papritur e cila ka habitur të gjithë, zbulohet nga disa burime të brendshme se çifti ka anuluar ditën e dasmës dy ditë para kurorëzimit të tyre por këtë gjë çifti ende nuk e ka konfirmuar.
Ende nuk dihet se cila është arsyeja e vërtetë e anulimit të dasmës por nga disa burime çifti ka vendosur ta bëjë dasmën në një moment më të qetë dhe larg zhurmës mediatike që është krijuar së fundmi, për shkak se burime të sigurta thonë se Elita është shtatzënë pavarësisht se ajo nuk e ka konfirmuar ende këtë gjë./IndeksiOnline