E para vajzë shqiptare me medalje të artë në mundje, Erglena Domi: Krenare! Babai trajner: Mundi 3 rivale shumë të forta

Erglena Domi u bë mundësja e parë shqiptare që arrin të fitoja një medalje të artë në një kampionat ndërkombëtar. Vajza kuksiane triumfoi në kategorinë U-15 në Ballkaniadën e Maqedonisë së Veriut, duke mposhtur me tuç kundërshtarët nga Bullgaria, Serbia dhe Greqia.

“Ndjehem shumë krenare për medaljen që kam fituar sepse te tria kundërshtarët ishin të forta. Kampionati në fakt ishte i fortë sepse të gjitha kishin një qëllim, por unë në fund ia arrita ta realizoja,”-u shpreh fillimisht Erglena Domi.

Në Ballkaniadë trajneri i Erglenës ishte Sadik Domi, ish-mundës dhe njëkohësisht babai i sportistes.

“Vajza bëri 3 ndeshje dhe në fund ishim shumë të gëzuar, sepse është e para vajzë shqiptare që merr medalje. Më vjen mirë edhe për Kukësin sepse ky sport ka qenë tradicional, por tani është harruar. Kemi qenë shumë mirë me djemtë, por tani po vijnë edhe vajzat,”-u shpreh Sadik Domi, trajner dhe babai i Erglenës.

Edhe pse mundja është një sport i paragjykuar për vajzat Erglena fton bashkëmoshataret të ushtrohen për të përfituar benefitet që vijnë prej tij.

“Iu uroj të gjitha vajzave që kanë dëshirë të ushtrohen në sporte luftrake, siç është mundja, ta ushtrojnë pa frikë dhe të ecin sa më shumë më arritjet,”-tha Erglena Domi.

Me medalje të arta nga ballkaniada për Shqipërinë erdhën edhe dy mundësit e tjerë të talentuar si Ardit Zeneli dhe Albi Peposhi, ndërsa në Maqedoninë e Veriut garuan 13 shtete.

 

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion