E paralizuara, lëviz krahun
robot si një gjymtyrë normale

E paralizuara, lëviz krahun<br />robot si një gjymtyrë normale
Gruaja e paralizuar prej 13 vitesh, tanimë arrin të kujdeset për veten falë zhvillimeve në shkencë e teknologji. Asaj i është vendosur një krah roboti në karrigen e saj dhe me anë të sensorëve të ndjeshëm të lidhur me koren e kokës, ajo arrin ta lëvizë atë me mendime si një gjymtyrë normale.

Gruaja është e paralizuar prej 13 vitesh nga qafa e poshtë. Për herë të parë ajo arrin të kryejë disa veprime vetëm me anë të të disa sensorëve prej 4mm, të vendosur në mbështjelljen e kokës, duke e lidhur me një krah roboti, të cilin e komandon me mendime në mënyrë të njëjtë siç do të komandonte krahun e saj. Në këtë mënyrë ajo mund të ushqehet dhe të marrë pranë vetes çdo send që i duhet.

Si funksionon? Impulset elektrike në tru shndërrohen në komanda për të lëvizur krahun robot, ose dorën, bërrylin, varet nga ajo që kërkon. Gruaja 53 vjeçare, e para që iu bë ky eksperiment, më pas mori edhe trajnime se si duhet të udhëzonte krahun që ai të mirëfunksiononte. Kështu pas dy javësh ajo fitoi shkathtësi, për të mirëkoordinuar veprimet e krahut robot.

“Kjo është një mënyrë shpëtimi për të paralizuarit për të kryer veprimet rutinë”, - shprehet Andrew Schwartz, një prej studiuesve,

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital