'E pashë me sytë e mi se si gjyshja mbuloi me trupin e saj nipin dhe vdiq nën rrënoja'

Gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile, Aulon Kalaja, është një nga personat që është gjendur në moment të parë në Thumanë të Fushë-Krujës në momentin ku ra tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit me 51 viktima dhe qindra të plagosur. Ai është nga ajo zonë, dhe pasi është interesuar për familjarët e tij në Tiranë, ka marrë rrugën nga kryeqyteti dhe ka ikur në Thumanën ku u rrënuan pallate që morën 22 jetë. Ai kujton ende me trishtim momentin kur gjyshja (Sadete Lala) vdiq nën rrënoja për të shpëtuar nipin e saj të vogël

"Një nënë me mbiemrin Vata që shpëtoi nipin e vetë e kam parë me sytë e mi kanë qenë momente të vështira. Kisha miqtë e mi atje, se jam nga ajo zonë dhe u nisa direkt nga Tirana. Nuk e dinim rrezikun, ne hymë tek dy pallatet, aty kam parë edhe djalin dhe i kemi dhënë një dorë të shpëtojë. Nëna që mbrojti nipin humbi jetën, se e mbuloi me trupin e vet. Kjo tregon dhe forcën e nënave shqiptare", tha Aulon Kalaja i ftuar në "Pa Protokoll" në Report Tv.

Ai hodhi edhe një akuzë kundër qeverisë kur tha se disa ndihma të ardhura nga jashtë Shqipërisë, janë bllokuar. "Na janë bllokuar ndihmat nga jashtë, dhe kanë kaluar tek rezervat e shtetit në Lundër. Do t'i kërkoja publikisht kryeministrit të na lë të punojmë", tha Kalaja. Aktivisti i shoqërisë civile vijon ende të jetë pranë të prekurve nga tërmeti, ku ende shtron dreka dhe ofron ndihma me ushqime e veshmbathje për familjet që ende jetojnë në çadra në zonat që pësuan dëme.


Lajmi kryesor:

Abuzimet me ndërtimet/ Gurra: Me 50 mijë lekë të vjetra korrupsion, kjo është t'i vrasësh në mes të ditës! Jeta s'është kaq e lirë


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja