Në momentin që në çift vendos ta kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë, gjëja e parë që bëjnë është porositja e unazave. Çiftet mundohen t’i kenë ato sa më të veçanta dhe sa më të personalizuara, por rrallë herë i largohen rrethit tradicional. Unaza në formë rrethi është mjaft antike. Ajo merr shkas nga vetë kuptimi gjeometrik i rrethit, i cili në antikitet lidhej me elementët natyror si toka, dielli, universi. Forma e rrethit, pa cepa dhe anë tregon barazinë midis çiftit.
Unaza është simboli i dashurisë së përjetshme dhe besnikërisë së çiftit. Ajo të kujton premtimet e shkëmbyera për përkushtim dhe respekt në vite. Dikur në Europën Veriore, unaza bëhej me flokët e partnerit. Ato gërshetoheshin dhe përpunoheshin në një mënyrë të tillë, që të merrnin formën e një unaze të mirëfilltë.. Pavarësisht ndryshimeve në vite, simbolika e rrethit vazhdon të ruhet me fanatizëm edhe në ditët e sotme.