Indonezia ka angazhuar ushtrinë dhe policinë kundër majmunëve që plaçkisin shtëpitë dhe arat.
Sipas gazetës "Jakarta Post", javëve të fundit majmunët kanë sulmuar shtëpitë dhe arat në disa vendbanime në rajonin Boyolali të Indonezisë.
Autoritetet e vendit kanë vendosur të ndërhyjnë pas dështimit të banorëve për tu mbrojtur kundër majmunëve, të cilët kanë filluar të plaçkisin arat shtëpitë dhe madje edhe të sulmojnë njerëzit, ka raportuar gazeta indoneziane.
Sipas mediave indoneziane, në luftë kundër majmunëve janë angazhuar mbi 100 persona që do të shërbejnë për kohë të shkurtër, në mesin e të cilëve ndodhen ushtarë, policë dhe gjuetarë.
Qëllimi i këtij ekipi do të jetë mbrojtja e kulturave bujqësore dhe dëbimi i majmunëve nga rajoni me armë jovdekjeprurëse.
Banorët e rajonit shprehen se sulmet e majmunëve përsëriten çdo sezon kur ka thatësirë dhe se problem kryesor qëndron të dëmtimi i habitateve natyrore nga ana e njerëzve.
Ndërkohë, raportohet se deri më tani majmunët kanë sulmuar 13 persona, kryesisht fëmijë dhe pleq.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com