E pazakontë/ Gruaja kaloi Vetingun, gjyqtari Ahmet Metaliaj përjashtohet për 15 vite nga drejtësia! Karriera dhe pasuria

E pazakontë/ Gruaja kaloi Vetingun, gjyqtari Ahmet Metaliaj përjashtohet për 15 vite nga drejtësia! Karriera dhe pasuria

Foto ilustruese

Merr fund karriera e gjyqtarit Ahmet Metaliaj në drejtësinë shqiptare. Ditën e sotme, trupi gjykues pranë Komisionit të Vetingut, i përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari, ka vendosur përjashtimin për 15 vitet e ardhshme për t’u bërë pjesë e drejtësisë gjyqtarin e Tiranës, Ahmet Metaliaj. Ky i fundit kishte paraqitur disa javë më parë dorëheqjen nga funksioni i gjyqtarit pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke evituar përballjen me Vetingun. Procesi i Vetingut për gjyqtarin Metaliaj nisi që në dhjetor të vitit 2019.

Ahmet Metaliaj u emërua si gjyqtar me dekret të Presidentit Bujar Nishani në nëntor të vitit 2016. Para se të emërohej si gjyqtar, Metaliaj ka punuar rreth 10 vite si inspektor pranë Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive. Ahmet Metaliaj është bashkëshorti i gjyqtares Enkelejda Metaliaj, e cila është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Vetingut në prill të vitit 2021. Vendimi i konfirmimit në detyrë ka marrë formë të prerë, pasi nuk është ankimuar nga Komisioneri Publik.

Enkelejda Metaliaj e ka nisur karrierën në drejtësi 20 vite më parë. Në 2016 ajo u emërua gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Po gjatë vitit 2016, ajo u përplas me Bashkinë e Tiranës për kullat 17-katëshe tek Diga e Liqenit. Pas largimit të Lulzim Bashës si kryebashkiak dhe zgjedhjes së Erion Veliaj për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit, Bashkia e Tiranës nisi një betejë ligjore kundër ndërtimit të  kullave me nga 17 kate tek Diga e Liqenit, për të cilat lejen e kishte dhënë Basha.

Beteja tashmë nuk ishte me Bashën, por me kompaninë ‘Gener 2’, e cila kishe marrë lejen për kullat. Bashkia i kërkoi dorëheqjen nga gjykimi i çështjes Enkelejda Metaliaj, me pretendimin se ishte në konflikt interesi, por ajo bëri rezistencë. Enkelejda Metaliaj dha dorëheqjen vetëm pasi Bashkia e Tiranës i bëri një kallëzim penal në prokurori. Megjithatë, ‘Gener 2’ arriti të ndërtonte kullat tek Diga e Liqenit.

Gjatë procesit të Vetingut, ishte një hua 35 mijë euro që gjyqtari Ahmet Metaliaj i kishe marrë vëllait, që rrezikoi Enkelejda Metaliaj. Huaja ishte marrë për të blerë një apartament 76 m2, në vitin 2010. Komisioni konstatoi mungesë dokumentacioni për të provuar ligjshmërinë e huas, por pas kalimit të barrës së provës, gjyqtarja arriti të bindte KPK-në se pasuria e saj ishte e ligjshme. Çifti i gjyqtarëve kanë edhe një apartament në Tiranë, me sipërfaqe 96 m2 dhe apartament 2+1, me sipërfaqe 96 m2 në Durrës. Në vitin 2009 gjyqtares Enkelejda Metaliajs i është dhuruar nga prindërit gjysma e një apartamenti në Durrës.

/G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille