E pazakontë, i lënë në 'arrest shtëpie', 30-vjeçar shqiptar në Itali kërkon të futet në burg: Nuk duroj dot më gruan

E pazakontë, i lënë në 'arrest shtëpie', 30-vjeçar shqiptar në Itali kërkon të futet në burg: Nuk duroj dot më gruan

Foto ilustruese

Një histori e pazakontë ajo e një 30-vjeçari shqiptar në Itali, i cili ndërsa ndodhej nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie', ka kërkuar të futet në qeli, pasi nuk e duronte dot më gruan e tij.

I riu shqiptar, i cili jetonte në Guidonia Montecello, pranë Romës, shkoi vetë në komisariatin e policisë, duke i thënë se nuk mund të menaxhonte dot më bashkëjetesën me gruan e tij dhe se për këtë kishte zgjedhur më mirë të largohej nga shtëpia dhe të kryente dënimin ën qeli.

"Jeta ime është bërë ferr, nuk mundem më, dua të shkoj në burg", ka thënë ai në polici. 30-vjeçari ishte nën hetim për krime  të lidhur ma drogën, ndërsa pas paraqitjes në komisariat u fut në qeli pasi theu ' arrestin e shtëpisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Takimet me diasporën, Blendi Klosi: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Nisim nga Athina më 12 maj

Takimet me diasporën, Blendi Klosi: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Nisim nga Athina më 12 maj