Një person i pastrehë ka marrë 200 oferta të ndryshme pune brenda ditës nga Netflix, Google dhe LinkedIn. David Casarez doli në një cep të autostradës për të kërkuar punë. I veshur me kostum serioz, ai mbante në dorë një pankartë që shkruante: I PASTREHË, I URITUR PËR SUKSES. MERRE NJË CV!”
I pyetur se pse ndoqi këtë rrugë për të kërkuar punë, 26 vjeçari nga Kalifornia u shpreh se duhej të bënte diçka të çmendur. Fati i tij ndryshoi kur një shofere kaloi dhe i kërkoi nëse mund ta postonte në rrjetet sociale foton e tij që kërkonte punë në cep të autostradës.
“Sot pashë këtë të pastrehë të ri që u kërkonte njerëzve që të merrnin CV e tij në vend që të kërkonte para. Nëse ndokush në Silicon Valley mund të ndihmojë, do të ishte e mrekullueshme,”- shkroi ajo në Tëitter. Menjëherë pas postimit, Casarez mori rreth 200 oferta pune, përfshirë nga Google, Neflix and LinkedIn.
Casarez ishte diplomuar për manaxhim sistemesh informacioni në universitetin e Teksasit dhe kishte punoi si zhvillues ëebi po në Teksas. Por kur lëvizi në Kaliforni me shpresë që të krijonte një sipërmarrje të re, ai humbi të gjitha paratë e madje edhe automjetin e tij në të cilin jetonte. Që atëherë, ai u detyrua të flinte në park.
(David Casarez duke kërkuar punë në autostradë)