Liv Harland, një këngëtare britanike 23-vjeçare jo vetëm që po fiton zemrat e publikut me zërin e saj mbresëlënës, por edhe me veprimin e saj të vogël në dukje por të madh në esencë.

E reja teksa po këndonte si zakonisht në një rrugë pranë një qendre tregtare ku kalojnë shumë njerëz, vuri re se një i pastrehë po kërkonte në plehra për të ngrënë vaktin e radhës.

Ajo menjëherë sapo e pa, mori nga lekët që kishte mbledhur dhe ia zgjati burrit, i cili për habitur e falënderoi shumë për mirësinë e saj. Teksa këngëtarja ishte përqendruar te biseda e shkurtër me burrin, një tjetër i la dyfishin e parave që i fali atij, si një shenjë përshëndetjeje të veprimit solidar.

"Karma është një gjë e mrekullueshme! Tregohu gjithmonë i sjellshëm dhe mirësia do të kthehet”, ka shkruar këngëtarja teksa ka ndarë pamjet emocionuese.

Momenti prekës u bë shumë shpejtë viral,  ndërsa këngëtarja ka marrë mbështetës për zërin dhe veprimin e saj solidar kudo në botë.