‘Unë mund të vdes! Djalin e kam me epilepsi’, thirrja e të moshuarit në Lezhë që ka mbetur në kasolle 5 vite pas tërmetit

5-vjetori i tërmetit e gjen në kasolle të mbuluar me llamarina, 77-vjeçarin Vat Bregu në fshatin Torovicë të Lezhës. Banesa ku jetonte i moshuari bashkë me 4 pjesetaret e familjes u bë e pabanueshme nga lëkundjet e forta sizmike të 26-nëntorit të vitit 2019-të. Shteti vendosi ta shembe per ti ti hapur rrugë rindërtimit, por prej asaj kohe asgjë nuk ka ndryshuar.

Vat Bregu jeton me djalin e sëmurë me epilepsi, nusen e djalit, nipin e mbesën. Pas termetit, djali me familjen u zhvendos në qytetin e Lezhës në shtëpi me qira, ndërsa i moshuari qendroi në fshat për t’u kujdesur për tokat. Ai thotë se jetesa për ta është e vështirë, pasi i biri vuan nga epilepsia dhe mbesa e sëmurë, ndaj kërkon nga shteti t'i ndërtojë shtëpinë e re. 

“Unë po shkoj 80-vjeç dhe nesër mund të vdes, s’kam ku e lë djalin, nusen e djalit dhe dy fëmijët. Jemi në pikë të hallit se djali 52 vjec nuk punon është sëmurë me epilepsi”, tha Vat Bregu, banor i Torovicës.

Teksa tregon vështiresitë që po përballet nga jetesa në kasolle sidomos në dimër, i moshuari thotë se askush nuk i jep përgjigje në lidhje me rindërtimin e shtëpisë, ndërsa vuan nga disa semundje. Përmes Report tv ai apelon për ndihmë:

“Unë shkoj atje (në bashki) dhe askush nuk më jep përgjigje. Kur ka ardhur kryeministri Rama në Shëngjin, kam shkuar atje, e kam ndjekur pas, i kam kërkuar shtëpinë e re”, tha ai.

Bashkia e Lezhës thotë se familja Bregu trajtohet me bonus qiraje me vlerë 20 mijë lek në muaj, ndërsa proçesi i rindërtimit për 41 banesa individuale përfshire dhe këtë rast eshte pezulluar për shkak të rritjes së kostos për materialet e ndërtimit. Bashkia e Lezhës i është drejtuar zyrtarisht me shkresa Qeverisë por nuk kanë marrë përgjigje për alokimin e fondeve. Po kështu ka mbetur pa ndërtuar dhe një pallat me 12 apartamente në qytet.

R.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta mbyllet vetëm te ‘Sheshi Uillson‘, Bardhi dhe grupi i bashkohen pjesës te Bashkia e Tiranës, pikat e tjera s'i binden

Protesta mbyllet vetëm te ‘Sheshi Uillson‘, Bardhi dhe grupi i bashkohen pjesës te Bashkia e Tiranës, pikat e tjera s'i binden