Kryetari i partisë Ambientaliste në Greqi, Demesthenes Vergis është në kërkim të votuesit të vetëm që i dha votën në qarkun e Athinës pasi vetë ai dhe bashkëshortja e tij nuk morën pjesë dje në procesin zgjedhor pas të cilit, u konfirmua në pushtet partia ‘Demokracia e Re’ e kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis.
Vergis dhe bashkëshortja e tij ndodheshin për pushime në Mykonos. Ndërsa vetë kreu i partisë së Ambientalisëve grekë, tha se ishte tepër e rëndësishme që të takohet me personin që i dha në votë dhe vendin e 36-të në zgjedhje.
“Ka ndodhur që kam marrë pjesë në zgjedhjet nacionale dhe nuk kam marrë votë, tani të paktën kam marrë. Në fakt, po kërkoj të gjej personin që më zgjodhi që ta falënderoj dhe ta ftoj për një darkë. Kjo ishte një surprizë e madhe për mua. Unë do të pyes dhe do të përpiqem të gjej personin që më ka votuar. Më duhet ta gjej këtë fletë votimi, e dua si kujtim”, thotë Demosthenes Vergis.
Ai tha se Partia e tij ishte në listën e votimit për Athinën dhe jo në qytete të tjera të vendit, pasi nuk kishte mundësitë financiare të nevojshme për diçka të tillë.
“Unë dhe gruaja ime Svetlana dje ishim në Mykonos për pushime. Nuk votuam sepse nuk ishte e mundur. Në fund të fundit, unë nuk kisha shkarkuar një fletë votimi në ishull sepse pjesëmarrja ime ishte vetëm për Athinën. Për të shkarkuar një fletë votimi për të gjithë territorin doje 150 mijë euro, para që nuk kisha më dëshirë t’i jepja. Kështu unë dhe gruaja ime paguam një tarifë prej 300 eurosh për pjesëmarrjen tonë, por vetëm për Athinën”, vëren ai.
Kreu i Ambientalistëve grekë shpreson që në një moment votimi të bëhet elektronik.
“Kam vite që bëj një protestë të madhe, për shkatërrimin e mjedisit që shënohet nga mijëra pemë që priten, për të bërë letra për fletë votimi dhe postera. Zgjedhjet duhet të mbahen në mënyrë elektronike, diçka që mund ta arrijë vetëm Kyriakos Mitsotakis, sepse ai promovon dhe beson në zhvillimin e gjelbër. Kështu që shpresoj që në një moment të gjithë të votojmë në mënyrë elektronike. Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme, besoj në vetëbesimin e Kyriakos Mitsotakis dhe Partisë Demokratike Kombëtare”, thotë zoti Vergis.
Partia Demokracia e Re u rendit në zgjedhjet parlamentare në Greqi me rreth 41 për qind të votave. Partia e majtë Syriza rreth 20 për qind , kurse partia social-demokrate Pasok doli në vendin e tretë me 12 përqind të mirë. Pragun prej tre për qind e kaluan edhe komunistët që fituan më shumë se gjashtë për qind të votave si dhe partia populiste e djathtë Elliniki Lysi që fitoi mbi katër për qind.
Kjo tregon qe ne Greqi u vidhkan votat dhe BE duhet ta auditoje kete vend pasi e paskan zakon kete pune , lind pyetja nese e ka votuar apo io bashkeshortja ahaha
Përgjigju