Greqia ‘ngjyroset blu’, Mitsotakis fiton zgjedhjet, rrëzon edhe bastionet që historikisht kanë qenë të majta

GREQI- Zgjedhjet parlamentare në Greqi treguan se harta mund të pikturohej. Partia e Kyriakos Mitsotakis ka marrë një përqindje historike në këto zgjedhje duke marrë edhe “kështjellat” që ishin të destinuara të binin.

Në këto zgjedhje ranë të gjitha kështjellat historike, si ajo e Kretës që nga viti 1974... po rezistonte, me përjashtim të njërës, asaj të Rodopit - që mbahet nga SYRIZA.

Partia Demokracia e Re renditet e para në zgjedhjet parlamentare në Greqi me rreth 41 për qind të votave. Partia e majtë Syriza rreth 20 për qind , kurse partia social-demokrate Pasok doli në vendin e tretë me 12 përqind të mirë. Pragun prej tre për qind e kaluan edhe komunistët që fituan më shumë se gjashtë për qind të votave si dhe partia populiste e djathtë Elliniki Lysi që fitoi mbi katër për qind.

Sidoqoftë, edhe në Greqi nuk u shmang fenomeni i shitblerjes së votës.

Pak orë para nisjes së procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare në Greqi, pesë persona janë arrestuar në policia pasi u kapën duke blerë vota në fshatin Sovadhes të Kardhicës në Greqinë kontinentale. Brenda çantës ku mbanin zarfet, është gjetur shuma prej 6060 eurosh.

Rezultati përfaqëson një triumf të jashtëzakonshëm për Mitsotakis, administrata e të cilit duhej të kalonte nëpër sfida si një skandal përgjimi, pandemia e COVID-19, një krizë e ekonomike dhe një aksident tragjik hekurudhor në muajin shkurt që shkaktoi zemërim publik.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse