ITALI- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Itali. Një bandë hajdutësh janë futur të vjedhë në një shtëpi, por kishin gabuar objektiv... mirëpo nuk është kjo e gjithë historia.
Ngjarja është regjistruar në provincën e Firences. Ky grup hajdutësh kapërcyen murin për të vjedhur objektet me vlerë në këtë banesë, por më pas panë që nuk ishte ajo që kishin planifikuar.
Hajdutët mbyllën çiftin e të moshuarve në një dhomë duke i kërcënuar me armë dhe levë. Pasi mbyllën familjen në dhomë ata u vërsulën në bodrumin e shtëpisë duke kërkuar, me sa duket, për diçka specifike.
Mirëpo, ata e kuptuan se në bodrum kishte vetëm kuti të vjetra dhe u rikthyen në dhomën ku kishin mbyllur çiftin e të moshuarve. Ata i shpjeguan familjes se ishin të bindur që shtëpia i përkiste një avokati të njohur.
Kur e kuptuan se kishin ngatërruar adresë, hajdutët i kërkuan falje të moshuarve, madje i kthyen edhe disa xhevahire që kishin gjetur në shtëpi.
Sikur kjo të mos jaftonte, njëri prej tyre u rikthye në bodrum dhe pastroi rrëmujën.
ne hajdutat jemi me kulture, kot s jemi ne PL ose LSI bishti i qenit bisht qeni ngelet
Përgjigju