E pazakontë, gazetarja kryen marrëdhënie seksuale duke regjistruar intervistën: Është pjesë e punës time

E pazakontë,  gazetarja kryen marrëdhënie seksuale duke regjistruar intervistën: Është pjesë e punës time

Një gazetare daneze ka bërë bujë në mediat vendase pasi transmetoi për publikun intervistat që kishte realizuar në një lokal seksi duke kryer edhe vetë marrëdhënie. Ky raportim, aspak i zakontë i tillë shkaktoi reagim në publik, me shumë që e kritikonin apo e mbështesnin atë.

Gazetarja nga Danimarka, raporton Daily Mail, ishte në një prej lokaleve ku kryhen marrëdhënie seksuale, për të raportuar pas rihapjes nga pandemia pasi ishte bllokuar nga masat anti-Covid. Ajo deklaroi se për t’i bërë më komod të intervistuarit në këtë lokal seksi, vendosi që të përfshihej edhe vetë duke kryer marrëdhënie seksuale.

 “Për mua është shumë e natyrshme. Është pjesë e punës sime që të jap një pasqyrë të një bote ku jo të gjithë mund të kenë akses. Ishte mirë që në një farë mënyre krijova besim tek klientët duke u bërë pjesë e botës së tyre”.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale ishin kundër kësaj interviste.

“Ishte vetëm një justifikim, krejtësisht e panevojshme. Këto janë gjëra që vetëm gratë mund t’i bëjnë. Sikur një burrë të bënte seks në radio, me siguri i gjithë vendi do t’i ishte kthyer kundër”, janë disa prej mesazheve negative.

Në materialin audio që e ka shpërndarë ajo vetë në Twitter, gazetarja dëgjohet duke bashkëbiseduar me klientët e këtij lokali, e në disa raste dëgjohet edhe duke kryer marrëdhënie.

Përveç rrjeteve sociale, ky material audio është transmetuar edhe në një emision mëngjesi në Radio 4 në Danimarkë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Coni: 31/05/2021 20:24

    Kadilli duhet te riparoje hunden Shehaj duhet te beje operacion se duket si katundar Harxhi le te merret me qente dhe mace qe i afron Basheshorti

    Përgjigju
    • Çomja: 14/08/2022 11:35

      Mirë këtyere të opozites ja vure vegjën, po këta të rilindjes, apo duke qënl hajdutë janë të bukur ahahahahha

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës

Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës