E pengon ushtria, mbrojtësi i Napolit akord total me Bayern Munich

Bayern Munich ka fituar garën me Manchester United dhe ka bindur mbrojtësin e Napolit, Kim Min-jae për të kaluar në Bundesligë. Eksperti i transferimeve, Fabrizo Romano ka njoftuar se klubi gjerman dhe lojtari nga Koreja e Jugut kanë arritur marrëveshje verbale për kushtet personale.

26-vjeçari do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2028, duke treguar se do të jetë pjesë e një projekti afatgjatë. Rroga e lojtarit pritet të jetë rreth 10 milionë euro në vit, ndërsa zyrtarizmi i tij pritet të ndodh në momentin që Bayerni paguan klauzolën prej 50 milionë eurosh Napolit.

Veç saj, problem tjetër për 26-vjeçarin mund të jetë edhe ushtria e detyruar që mbrojtësi Kim do duhet të bëjë në Korenë e Jugut. Së bashku me Rrahmanin në prapavijë, Kim ishte një ndër elementët më cilësor në suksesin e Napolit në Serie A pas 33 vitesh.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit