Qershori sipas të gjitha gjasave do të jetë moment kur Lionel Messi dhe Barcelona të ndahen pas 19 vitesh, për shkak se argjentinasi nuk e sheh më të arsyeshme për të qëndruar në Camp Nou. Pak ditë më parë ai deklaroi se i pëlqen që pjesën tjetër të karrierës ta zhvillojë në Amerikë, atje ku së fundmi raportohet se ka blerë edhe një apartament.
Mediat spanjollë kanë shkruar sot se Messi ka blerë një shtëpi prej 8 milionë eurosh në Miami, në një resort luksos. Ky detaj flet më shumë se çdo fjalë tjetër, në një kohë kur gjatë verës Messi kërkoi publikisht të largohej, por drejtuesit e Barcelonës e kërcënuan me gjyq. Për ta shmangur fituesi i 6 herë ‘Topit të Artë’ pranoi të qëndronte edhe një sezon, pasi verën e 2021 atij i skadon kontrata.