Këngëtarja e njohur, Fjolla Morian kohët e fundit ka arritur që të fitojë vëmendjen e mediave për shkak të disa postimeve me akuza të forta në rrjete sociale. Në një ndër postimet e saj të fundit , ajo ka akuzuar disa nga kolegët e saj, ku ndër to është edhe Morena Taraku.
Fjolla është shprehur se Morena është e përfshirë në një krim të organizuar. Lidhur me këtë deklarataë ka reaguar vetë Morena Taraku e cila e ka ironizuar.
Teksa ka postuar një foto me sfond të zi, këngëtarja ka bërë një shkrim ku thotë: “Zot na ruaj mend e kokës”, ndërsa krahas saj ka vendosur një emoj (ikona) duke qeshur.
Kujtojmë se edhe ditën e djeshme, Fjolla Morina ka bërë një deklaratë të çuditshme në rrjete sociale, ku tregonte për gjurmët e fundit të të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj.