Habit këngëtarja Fjolla Morina: Unë e di kush e zhduku Ervis Martinajn

Habit këngëtarja Fjolla Morina: Unë e di kush e zhduku Ervis Martinajn

Ervis Martinaj

TIRANË- Ende nuk ka asnjë gjurmë nga ‘mbreti’ i lojërave të fatit , Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej muajit gusht të vitit të kaluar. Së fundmi, ka qenë këngëtarja shqiptare Fjolla Morina e cila ka bërë disa postime në llogarinë e saj në Instagram, ku pretendon se është në dijeni se cili është personi që fshihet pas zhdukjes së Ervis Martinajt.

Fjolla pretendon se një person me ininciale D.K, nga Shijaku. Ky postim i Fjollës rikthen edhe nëjherë në vëmendje zhdukjen e Ervis Martinajt dhe nga shumë pikëpyetje se çfarë ka ndodhur me të.

"Ky është personi që bashkë me këlyshët e Ramushit, e dinë se ku e kanë çuar Ervis Martinajn dhe ca i kanë bërë. Edhe mua ca më kanë bërë deri më sot. Këta i dua në burg”, shkruan Fjolla.  

Madje, Fjolla në postimet e saj ka hedhur edhe një foto nga një videoklip muzikor i saj, ndërsa shkruan se në dorë mban një orë të Ervis Martinajt.

“Kjo është ora e Vis Martinajt në dorën time, ma ka dhënë në klip. Këta e dinë çfarë kanë bërë me të dhe tani me mua dhe fëmijën tim çfarë duan të bëjnë”, shprehet këngëtarja.

Theksojmë se nuk dihet nëse këto deklarata të Morinës janë të vërteta apo thjesht aludime. Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ekzakt: 01/07/2023 09:08

    Ksaj nuk i meret vesh! E ka nga vapa apo malli?!

    Përgjigju
  • Saimir: 01/07/2023 08:38

    Kjo ka ik për lesh erdhi vapa tani spitalet e çmendisë mbushen plot

    Përgjigju
  • Toni: 01/07/2023 06:08

    Bravo fjolla per guximin megjithese nuk me pelqen si kengtare,burrave legena ua fute sa krahu me keto qe nxore ne drite se kan muaj qe e kerkojne dhe skan qullosur gje

    Përgjigju
  • Iris: 01/07/2023 01:07

    Doli prape kjo kengetarja e prezervuar ne parafine? Cfare i mungon tani,interesi i publikut,ilacet e trurit,apo parate,se duket pak dhe si kercenim per zhvatje,apo eshte thjesht hakmarrje personale gjykuar nga fjalet e saj? Ose SPAK-u duhet t'a marre ne pyetje per disa ore qe t'i vine trute,ose do te presim kur te dale vete e te thote /isha ne gjendje te renduar/sic tha heren e kaluar?

    Përgjigju
  • Komisari: 30/06/2023 14:49

    D.K = Durim Keci ?

    Përgjigju
    • Oficeri: 30/06/2023 19:22

      D.K = Dash Gjoka??

  • Durim: 30/06/2023 14:42

    Po ka shume mundesi Durim Keci e ka futur ne kurth pasi kane qene “Shoke”. Po rri moj fjolle se ja te kqinj kta te shqipnis skan bes e fe zemer.

    Përgjigju
    • Mercedezi: 01/07/2023 13:46

      O oficeri d.k=dash gjoka me duket qe abetaren ti e ke shit direkt sa e ke mar O komisar kush esht ky qe i paska bo gjemen atij?

    • Agron Gjapi: 01/07/2023 00:49

      E ke gabim shoku, me sa njoh un ktu, bese e moral nuk keni ju , 50 % e kosovarve ktu t presin n bese edhe pse ke honger buke me ta, njerez pa moral

  • Arbëri: 30/06/2023 12:05

    Kush na qenka Ramushi Apo Rama tani…???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dortmund fiton pas tre barazimeve dhe kap zonën evropiane

VIDEO/ Dortmund fiton pas tre barazimeve dhe kap zonën evropiane