Hajdutët i bastisën shtëpinë në Turqi, zbulohet shifra marramendëse që iu vodh Morena Tarakut

Hajdutët i bastisën shtëpinë në Turqi, zbulohet shifra marramendëse që iu vodh Morena Tarakut

Morena Taraku

Bizhuteri, para dhe sende me vlerë, të përkthyera në shumën e mijëra eurove janë vjedhur në shtëpinë e këngëtares dhe modeles së njohur Morena Taraku, në Turqi.

Modelja dhe këngëtarja e njohur Morena Taraku, e cila prej kohësh jeton dhe punon në Turqi është rikthyer këto ditë në Shqipëri për të shijuar pushimet.

Mirëpo, ajo që ka ndodhur më pas në shtëpinë e saj në Turqi, i ka kushtuar këngëtares mijëra euro, pasi hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur shumë sende me vlerë që kanë gjetur.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto ku tregon rrëmujën që kanë lënë hajdutët dhe kutitë e bizhuterive të boshatisura.

Artistja nga Peja, thotë se shtëpia e saj ndodhet në një nga zonat më luksoze të shtetit turk dhe një plaçkitje e tillë është e paimagjinueshme të ndodhë në atë zonë

Ndërsa mediat turke raportojnë se një shumë rreth 300 mijë euro janë marrë nga shtëpia luksoze e Morena Tarakut.

“Hajdutët dukeshin sikur e dinin se ku ishin gjërat me vlerë, pasi kanë hyrë në shtëpi kanë shkuar në dhomën e zhveshjes, dera ishte e mbyllur, fillimisht e thyen derën dhe hynë.I kanë marrë xhevahiret nga këtu dhe më pas shkuan në kasafortë. Ishin më shumë se 15 mijë dollarë (13 mijë euro), ora, stoli, gjerdan, byzylykë, mendohet se janë mbi 300 mijë euro”.

Kujtojmë se këngëtarja, njihet për jetën e saj luksoze, veshjet ekstravagante dhe shumat marramendëse që i ati zotëron.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?