E përmendi Reja si futbollist që ka refuzuar ftesën e Kombëtares, reagon Eros Grezda

E përmendi Reja si futbollist që ka refuzuar ftesën e Kombëtares, reagon Eros Grezda

Futbollisti i Kommbëtares Eros Grezda ka reaguar në rrjetet sociale pas përmendjes së emrit të tij nga trajneri Edy Reja, si një nga futbollistët të cilët kanë refuzuar grumbullimin me kuqezinjtë për sfidat me Andorën dhe Francën.

Në rrjetet sociale Grezda ka deklaruar se nuk ka marrë ftesë për sfidat në fjalë, ndërsa ka shtuar se është gjithmonë i gatshëm për kombëtaren.

Postimi i Eros Grezdës.

Për korrektësi dhe për informimin e saktë të gjithë tifozëve, më duhet të sqaroj polemikat e krijuara rreth emrit tim.

Për grumbullimin e tanishëm për dy ndeshjet e radhës, unë s’kam marrë asnjë ftesë zyrtare ose ndonjë telefonatë nga federata apo trajner i Kombëtares.

Sa më përket mua personalisht, kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë i gatshëm të përfaqësojë popullin tim dhe të mbroj ngjyrat kuq zi.

Më poshtë është deklarata e trajnerit Reja marrë shkas nga Taulant Xhaka, i cili akuzohet për të njëjtën çështje.

“Kemi krijuar një ekuilibër në këtë skuadër, që na lejon të kemi shumë opsione. Unë dua që lojtarët që vijnë këtu të jenë të qetë pavarësisht luajnë apo nuk luajnë. Kjo është një detyrë e trajnerit, për të vendosur se kush do luajë apo jo. Kemi një grup solid. Nëse përmendim rastin e Eros Grezdës, më vjen shumë keq sepse ishte një lojtar me potencial të madh, por ai nuk pranoi disa situata që u kriijuan në grupin tonë dhe vendosi të mos pranojë ftesën tonë më mbrapa. Mbi të gjitha është Shqipëria dhe kush mendon se është Mesi, për të nuk ka vend në fushë. Rëndësi ka grupi dhe pastaj ka individi,”-dekalroi trajneri.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë