SHKODËR Nexho Shabani, aktori i humorit që u aksidentua nje ditë më parë, ndodhet ende i shtruar në spitalin e Shkodrës, por e ka kaluar rrezikun për jetën. Ai ka marrë dëmtime në koke dhe në këmbë si pasojë e aksidentit. Nga përplasja mendohet që ka pësuar hemorragji të brendshme, ndaj mbajtur në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët.

Shkaku i aksidentit raportohet të jetë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Drejtuesi i mjetit është arrestuar.

74-vjeçari me iniciale N.Xh., e përplasi aktorin, i cili po lëvizte me biçikletë, mbrëmjen e së dielës, në rrugën “Qemal Draçini” në Shkodër.