Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, Mikel Marashi, drejtuesi i motorit i cili u përplas nga një makinë mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Saktësisht aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kryqëzimi 'Gocaj'. 47-vjeçari Marashi mbeti i plagosur rëndë ndërsa u dërgua drejt Traumës për ndihmë të specializuar.

Fatkeqësisht ai nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Kujtojmë se Marashi, teksa drejtonte një motor u përplas nga një mjet tip ‘Benz’.