Zyrtarizimi i listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, si gjithmonë në limitet e fundit kohore, ka prodhuar surpriza dhe befasi, pasuar natyrshëm me reagime, zhurmë dhe hatërmbetje. Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime drastike në listën që projekton grupin e ardhshëm të deputetëve të Partisë Socialiste, ndërsa ka rreshtuar në zonën e pasigurt të listës figurat më të fuqishme elektorale, por largimet dhe spostimet nuk mungojnë as në listat e PD-LSI, të cilat reflektojnë dorën e Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Deputeti aktual dhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk është përfshirë në listë dhe rrjedhimisht nuk do jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm. Largimi i Bushatit ishte deri diku i pritshëm, pasi pas shkarkimit si ministër i Jashtëm, kritikoi disa aspekte të qeverisjes, të cilat i kishte mbrojtur më parë. Bushati mori një tjetër goditje në 2019, kur e larguan si drejtues politik në Shkodër, lëvizje e cila u pasua me heqjen nga lista.
Nëse largimi i Bushatit pritej, befasuese është mungesa Anastas Angjelit dhe Sadri Abazit në lisë, i pari ish-ministër Financash dhe deputet në pesë legjislatura, ndërsa Abazi deputet që nga 2005 dhe biznesmen në fuqi elektorale. Pjesë e listës nuk figuron as ish-ministri i Brendshëm pa mandat deputeti, Sandër Lleshaj. Ministrja e Kulturës Elva Margariri është e vetmja anëtare aktuale qeverisë, e cila nuk është përfshirë në listë. Nuk do të jenë pjesë e Parlamentit edhe Musa Ulqini, i zgjedhur deputet në 6 legjislatura.
Janë larguar me vullanin e tyre deputetët Besnik Baraj, Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni dhe Adnor Shameti. Nuk janë përfshirë në listë deputetët aktualë të PS-së Senida Mesi, Anduel Xhindi, Fatmir Velaj, Sadi Vorpsi, Adriana Jaka, Luan Harusha, Andrea Marto, Rolant Xhelilaj.
Arben Kamami, Almira Xhembulla, Ardit Konomi, Adelina Rista, Xhavit Bushaj, Vilma Bello dhe Edmond Leka.
Ndërkaq, një grup senatorësh janë përfshirë në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste, por ata janë vendosur në zonën jo fituese. Ish-ministrja e Mbrojtjes, dhe aktualisht kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli, është renditur e 22-ta në Tiranë, numër i cili është jashtë planeve dhe objektivave të PS.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ish-kryeministër dhe deputet në 5 legjislatura, është renditur në vendin e 19 në Tiranë, një zonë në kufirin e objektivit.
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është vendosur në një pozicion edhe më të pasigurt, në vendin e 23 në Tiranë. Në një zonë gjithashtu jo fituese janë vendosur Spartak Braho dhe Eljo Hysko. Të papërmendurit duhet të marrin mbi 10 mijë vota individuale që të bëhen deputetë.
Lulzim Basha dhe Sali Berisha e kanë vendosur vetën në zonë të sigurtë, duke demostruar frikë për betejën e 25 prillit, por kanë befasuar me përjashtimin nga lista të ish-ministrit dhe ish-deputetit Genc Pollo. Ky i fundit ka një histori përplasje me Sali Berishën, që kulmoi me krijimin e një partie në gjirin e PD-së në vitin 1999, bashkë me Tritan Shehun dhe disa deputetë të tjerë. Berisha u afruar me Pollon në vitin 2003, duke siguruar gjithmonë një vend të sigurt në listë. Basha dhe Berisha kanë vendosur t’i japin fund karrierës parlamentare të Pollos.
Lulzim Basha ka përjashtuar nga lista e kandidatëve edhe ish-deputetin Endri Hasa. Ky i fundit u përjashtuar edhe nga Komisioni ‘Nishani’.
I papritur ishte largimi i ish-ministrit dhe ish-deputetit, Florjon Mima. Në listë nuk figuron as ish-deputeti Fatbardh Kadilli, i cili ishte përgatitur për të kandiduar në Korçë, bashkë me Enno Bozdo, të cilin Basha shpalli koordinator për energjinë, për t’i zbutur zhgënjimin.
Bujar Nishani pritej të kandidohej, por nuk figuron në listë. Edhe të rikthyerit Gazment Oketa dhe Aleksandër Biberaj nuk janë përfshirë. Në listë nuk figuron as ish-deputeti Gert Bogdani.
I pritshëm ishte përjashtimi i Halim Kosovës dhe Romeo Gurakuqit. Nuk janë përfshirë në listën e PD-as as deputetët Klevis Balliu, Fatbardha Kadiu, Lorenc Luka, Xhemal Gjunkshi, Hekuran Hoxhalli, Andon Frroka dhe Valentina Duka.
Ndërkaq, janë vendosur në një zonë jo fituese dhe rreziku në Tiranë Çlirim Gjata, Gent Strazimiri, Aldo Bumçi, Flamur Noka, Dashamir Shehi, Orjola Pampuri, Ivi Kaso, që të gjithë mbi numrin 11. Në 2017, PD-ja mori në Tiranë vetëm 11 mandate.
Në Gjirokastër rrezikon sërish Roland Bejko, pasi është renditur i dyti pas Tritan Shehut. Dhurata Çupi është mbi vijën e sigurisë në Dibër. Në Shkodër rrezikojnë të mbeten jashtë Parlamentit Bardh Spahia dhe Nard Ndoka i renditur i teti në Shkodër.
Në Elbasan, Luçiano Boçi është renditur i 7-ti, ndërkohë që PD-ja ka marrë vetëm 3 deputetë katër vite më parë. Ndërsa në Durrës është mbi vijën e sigurisë, Ferdinand Xhaferi. Të lartpërmendurit duket të marrin mbi 10 mijë vota personale, t’u përfshirë në zonën e sigurisë.
Ndryshimet në listat e LSI-së ishin të pritshme. Nuk figurojnë ish-deputetët e larguar Nasip Naço, Gledion Rehovica, Lefter Koka dhe Robert Bitri. Bie në sy mungesa e ish-deputetëve Sezai Rokaj dhe Edmond Panariti.
Ndërkaq, nëse LSI ruan rezultatin e vitit 2017, çka sipas sondazheve nuk ka gjasa ta ruajë, disa përfaqësues kryesorë të kësaj partie janë vendosur në një zonë të rrezikuar në Tiranë. Ish-deputeti Përparim Spahiu është renditur i pesti në Tiranë. Edhe më pak shanse për t’u bërë deputet ka Edmond Haxhinasto i renditur i gjashti, ndërsa Floida Kërpaçi, Nora Malaj dhe Silva Çaka mund të marrin mandatin vetëm nëse marrin mbi 10 mijë vota personale, duke nxjerrë jshë loje Monika Kryemadhin, Vasilin dhe Erisa Xhixhon.
Lista e PS, të larguarit
1. Ditmir Bushati
2. Sandër Lleshaj
3. Anastas Angjeli
4. Sadri Abazi
5. Musa Ulqini
6. Elva Margariti
7. Senida Mesi
8. Anduel Xhindi
9. Adnor Shameti
10. Besnik Baraj
11. Vasilika Hysi
12. Eglantina Gjermeni
13. Fatmir Velaj
14. Sadi Vorpsi
15. Adriana Jaku
16. Luan Harusha
17. Andrea Marto
18. Rolant Xhelilaj
19. Arben Kamami
20. Almira Xhembulla
21. Ardit Konomi
22. Adelina Rista
23. Xhavit Bushaj
24. Vilma Bello
25. Edmond Leka
Jashtë zonës fituese
1. Fatmir Xhafaj, nr. 23 Tiranë
2. Mimi Kodheli, nr. 22 Tiranë
4. Spartak Braho, nr. 28 Tiranë
5. Eljo Hysko, nr. 32 Tiranë
Lista e PD, të larguarit
1. Genc Pollo
2. Florjon Mima
3. Fatbardh Kadilli
4. Enno Bozdo
5. Bujar Nishani
6. Aleksandër Biberaj
7. Gazment Oketa
8. Endri Hasa
9. Halim Kosova
10. Romeo Gurakuqi
11. Fatbardha Kadiu
12. Klevis Balliu
13. Lorenc Luka
14. Xhemal Gjunkshi
15. Hekuran Hoxhalli
16. Andon Frrokaj
17. Valentina Duka
Jashtë zonës fituese
1. Çlirim Gjata, nr. 21 Tiranë
2. Gent Strazimiri, nr. 19 Tiranë
3. Aldo Bumci, nr. 16 Tiranë
4. Mesila Doda, nr. 12 Tiranë
5. Dashamir Shehi, nr. 13 Tiranë
6. Flamur Noka, nr. 14 Tiranë
7. Orjola Pampuri, nr. 15 Tiranë
8. Ivi Kaso, nr. 17 Tiranë
9. Roland Bejko, nr. 2 Gjirokastër
10. Dhurata Çupi, nr. 3. Dibër
11. Bardh Spahia, nr. 7. Shkodër
12. Nard Ndoka nr. 8. Shkodër
13. Izmira Ulqinaku, nr. 9. Shkodër
Lista e LSI, të larguarit
1. Shezai Rrokaj
2. Edmond Panariti.
3. Nasip Naço
4. Gledion Rehovica
5. Lefter Koka
6. Robert Bitri
Jashtë zonës fituese
1. Përparim Spahiu, nr. 5 Tiranë
2. Edmond Haxhinasto, nr. 6 Tiranë
3. Floida Kërpaçi, nr. 7 Tiranë
4. Nora Malaj, nr. 8 Tiranë
5. Silva Caka, nr. 10 Tiranë
6. Petrit Sinaj, nr. 4 Berat
7. Brunilda Paskali, nr. 3 Korçë