E plotë/ Lëvizja e parave mes Monika Kryemadhit, mamasë që shiste qepë, vëllait Drini, vjehrrit Nuri Peti dhe SGS! Roli kompromentues i Ilir Metës

E plotë/ Lëvizja e parave mes Monika Kryemadhit, mamasë që shiste qepë, vëllait Drini, vjehrrit Nuri Peti dhe SGS! Roli kompromentues i Ilir Metës

Drini Kryemadhi dhe skemat e lëvizje së parave

Report Tv sjell fakte të reja që ngrenë dyshime serioze për një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke përfshirë vëllanë e Monikës, Drini Kryemadhi, mamanë e tij Fatime Kryemadhi, vjehrrin e Drinit (Nuri Peti), kompaninë e ndërtimit Tirana DKK me nipt: J61902088N si dhe kompaninë e kolaudimit të makinave SGS, e favorizuar nga Meta kur ishte në pushtet.

Drini Kryemadhi dhe nëna e tij Fatime Kryemadhi për të cilën thuhet se ka shitur qepë në Qytetin Studenti, kanë financuar LSI-në dhe Monika Kryemadhin. Të shesësh qepë është një punë e nderuar, por nuk bën dot miliona!

Nga ana tjetër, Drini Kryemadhi është paguar nga kompania koncesionare e kolaudimit të automjeteve SGS, një koncesion abuziv i monitoruar nga Ilir Meta përmes Edmond Haxhinastos, duke mos marrë masa për mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore nga kompania.

Shuma të mëdha parash të dyshimta kanë qarkulluar mes anëtarëve të familjes Kryemadhi, duke përfshirë SGS që paguhej me paratë e shqiptarëve. Në skenë shfaqet edhe kompania ndërtimit Tirana DKK, e cila kalon herë në emrin e Drini Kryemadhit, herë në emrin e vjehrrit të tij Nuri Peti, i cili dyshohet për një raport interesash financiare me SGS.

SGS i jep 360 milionë lekë Drini Kryemadhit

Pasi Ilir Meta u fut në qeverinë e Sali Berishës, kunati i tij Drini Kryemadhi, në 21 nëntor të vitit 2013, fillon punë si mekanik tek koncesionari i kolaudimit të makinave SGS, me një pagë rreth 4 mijë USD në muaj, më të lartë se sa CEO i SGS dhe rreth 4 herë më të lartë se sa mekanikët e tjerë. Nga viti 2013 deri në vitin 2020, vëllai i Monika Kryemadhit ka marrë nga SGS rreth 360 milionë lekë të reja paga dhe shpërblime. Vëllai Monikës i mbyll pagesat me një shpërblim 30 mijë USD nga SGS në dhjetor 2020. Drini Kryemadhi dyshohet se nuk ka shkuar fare në punë, por ky pretendimet mbetet për t’u provuar nga SPAK, nëse do të nisë hetimet. Nga ana tjetër është e faktuar se Ilir Meta ka pasur ndikim në monitorimin e zbatimit të kontratës koncesionare nga SGS, pasi ka kontrolluar Ministrinë e Transporteve përmes Edmond Haxhinastos dhe Sokol Dervishit. Pagesat për vëllain e Monikës duken si një taksë që kompania ka paguar në këmbim të heshtjes së Metës për moszbatimin e kontratës, në kurriz të interesit publik.

Vëllai i Monikës lëvizje aksionesh me vjehrrin e tij

Disa muaj pasi u punësua në SGS, vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, në 13 maj 2014, i blen Maksim Demnerit 45 % të aksioneve të kompanisë së ndërtimit Tirana DKT, me vlerë rreth 180 mijë USD. Tre muaj më pas ia dhuron aksionet vjehrrit të tij, Nuri Peti. Në 17 janar të 2018, Nuri Peti ia dhunon aksionet sërish dhëndrit Drini Kryemadhi, duke i kthyet qokën. Kompania rezulton herë me humbje dhe herë me fitim modest, por dyshohet se ka shërbyer si maskë për lëvizen dhe mbulimin e parave.

Tirana DKT mori para nga SGS?

Referuar burimeve, ka dyshime të forta se kompania e ndërtimit Tirana DKT është futur në marrëdhënie financiare me SGS dhe se Nuri Peti i ka kaluar shuma të mëdha parash dhëndrit, Drini Kryemadhi, vëllait të Monikës. Meqenëse raportet financiare mes Nuri Petit dhe Drini Kryemadhit si dhe mes SGS dhe Tirana DKT konsiderohen nga bankat si konfidenciale, u takon organeve ligjzbatuese për të zbardhur këtë hallkë të fundit të këtij zinxhiri të lëvizjeve të parave.

Drini Kryemadhi financon LSI-në, i shlyen borxhet Monikës! 

Në vitet 2015 dhe 2016, Drini Kryemadhi ka kaluar rreth 13 mijë USD në llogaritë e LSI-së. Pra, nga njëra anë merrte para nga SGS-ja që favorizohej nga Meta, nga ana tjetër financonte partinë e drejtuar nga Meta. Nga ana tjetër, Monika Kryemadhi deklaron se vëllai i saj Drini Kryemadhi, në vitin 2009 i ka shlyer një overdraft me vlerë 20 mijë euro. Nuk dihet burimi i parave të Drini Kryemadhi për blerjen e aksioneve në kompaninë e ndërtimit 180 mijë USD dhe 20 mijë euro për shlyerjen e borxhit për Monika Kryemadhin. 

Fatime Kryemadhi që shiste qepë financon të bijën Monikën

Në qarkullimin e parave përfshihet edhe mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi. Kjo e fundit ka kaluar në llogarinë bankare të Monikës 13 milionë lekë të vjetra në një rast në vitin 2014, vit të cilin zonja Kryemadhi deklaron se 13 apartamente tel pallati në Laprakë me sipërfaqe 1.4 mijë m2. Nuk dihet se cili është burimi i këtyre parave të Fatime Kryemadhit, për të cilën shoqja e saj, ish e përndjekura politike Ajtanga Lubonja, ka rrëfyer se kanë shitur qepë bashkë në Qytetin Studenti.

Po a kishte nevojë realisht Monika Kryemadhi për 13 milionë lekë të mamasë së saj, në kushtet kur kishte krijuar një pasuri me vlerë miliona euro?

Mos vallë Fatime dhe Drini Kryemadhi janë futur në lojë fiktivisht vetëm për justifikim formal të transaksioneve bankare dhe se paratë në të vërtetë kanë një burim tjetër, si 1.2 milionë USD të hedhura për lobim në SHBA?! 

SGS përdori vëllanë e Monikës si mburojë për shkeljet

Kompania koncensionare e kolaudimit të automjeteve (2009 – 2020) nuk ka përmbushur kontratën e firmosur me Ministrinë e Transporteve, sidomos për investimet. Kompania mori asetet e DPSHTRR, i futi një të lyer pikave shtetërore të kolaudimit, mblodhi miliona euro dhe iku. Gjatë periudhës 10-vjeçare, Ilir Meta ka kontrolluar plotësisht dhe pjesërisht 7 vite Ministrinë e Transporteve dhe drejtorinë e patentave dhe targave, përmes Edmond Haxhinastos dhe Ylli Spahiut.

Pse përfaqësuesit e LSI-së pjesë e ekzekutivit nuk morën masa ndaj SGS që të përmbushte detyrimet kontraktore?

Duket qartë se SGS ka përdorur vëllanë e Monika Kryemadhit si mburojë për t’i shpëtuar llogaridhënies, kontrollit dhe masave për shkeljen e kontratës. Meqenëse SGS paguante vëllanë e Monikës, të besuarit e Metës, Haxhinasto dhe Ylli Spahiu, nuk mund të mbronin interesin publik para interesave private të SGS-së.

 

Fatime Kryemadhi financon të bijën Monikën

 

 

 

 Drini Kryemadhi i shlyen borxhet Monikës në vitin 2009

 

 

 

Dokumenti i blerjes së aksioneve nga Drini Kryemadhi tek kompania e ndërtimit disa muaj pasi u punësua tek SGS

 

 

Drini Kryemadhi i dhuron aksionet vjehrrit

 

 

Nuri Peti i dhuron aksionet e kompanisë së ndërtimit dhëndrit Drini Kryemadhi

 

 

Pagat e Drini Kryemadhit 2013-2017 pranë SGS

 

 

Paga e CEO-s së kompanisë së kolaudimit SGS gjatë viteve 2012-2013

 

 

Shpërblimi për Drini Kryemadhin nga SGS në dhjetor të vitit 2020
 

 

 

Drini Kryemadhi në listën e donatorëve të LSI në vitet 2015 dhe 2016

 

 

 

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zylyf Tartakuti: 30/06/2022 09:58

    or ti prej malcie.A din gja ,bere burre,pse likja dhe Salita shkuen n'Baku?

    Përgjigju
  • Alniku: 29/06/2022 15:22

    Me gjithë këto prova konfiskim pronash dhe gjoba jo burg se është për (burra)

    Përgjigju
  • Gjergj: 29/06/2022 14:56

    "Ajka e qytetèrimit shqiptar", Monika dhe Iliri i malit me gropa, me sojin e sorollopin grykès tè zbritur nga mali nè kryeqytet, ZHVASIN njè popull tè tèrè dhe askush nuk e sheh tè arsyeshme tè ndèrhyjè. Europa, mezi pret tè vijmè ne palaçot dhe bashkèpunètorèt e hajdutève ordinerè, nè gjirin e qytetèrimit. Ne, jo vetèm nuk meritojmè statusin kandidat por edhe kriteret elementare tè egzistencès shtetèrore, nuk i pèrmbyshim. Shkoni me Ilirin e maleve me gropa tek baba Mondi. Aty do gjeni "qetèsinè shpirtèrore" dhe do nuk do u shkojè ndèrmend tè kèrkoni drejtèsi.

    Përgjigju
  • Alb: 29/06/2022 13:51

    Ja tani do fillojn e hengri meta do e burgosin e budalliqet e shqiptareve asgje ska per ti ndodh si sala do kerkoj prap voten te behet kryeminister

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/06/2022 11:32

    Pse nuk shkruani për Edvin shkjaun shqipfolës që e ndihmon Putinin duke ia bler RUBLJA RUSE, që deri më sot ka hargjuar më shumë se NJË MILIARD EURO ( 1 miliard € ) nga goja e këti populli të mje dhe të verbuar…! Shkruani për këtë qeveri krimi, sepse Iliri e saliha i njohur të gjithë kush janë…

    Përgjigju
    • Arbërori: 29/06/2022 17:49

      Do ju del m… mbi ujë shumë shpejt o të verbuar…!!!

    • Alniku: 29/06/2022 15:24

      Po pse ju të lindur si shkja jeni kaq kundër KM Shqiptarë Lani gojën dhe mësohuni të shkruani pastaj futi ndonjë presje.

    • Gjergj: 29/06/2022 15:01

      @Arbèrori. Forco disiplinèn tè lutem. Nuk lihet kopeja e dhive tè livadhisè pa çoban. Nuk tè paguajmè pèr tu bèrè gazi i botès nèpèr faqe komentesh online. Kèrrabèn o bujk, jo celularin.!!!

    • Niku: 29/06/2022 13:42

      O kosova paske rrjedh, i ka dhene provat ai kunder putin, mos degjo saliun ,saliu ka shkare nuk llogjikon me..

  • cecua me bicsk: 29/06/2022 11:01

    KORRUPSION I PASTER OR TI,,,VJEDHJE E LEKEVE TONA NE MES TE DITES,,,ILIR METES E SALI BERISHES DUHET TJA PRESESH MISHIN ME BICAK DHE TU HEDHESH KRIPE...

    Përgjigju
  • genti: 29/06/2022 10:54

    po manjolen bashkshorten adminkstratoren e juridikut kur do e kontrolloj spak se kur te hapen letrat e manjoles keto qe kenk publikuar ju do ju duket lek per cigare!

    Përgjigju
  • armir: 29/06/2022 10:45

    Familja floriri.... A doni me per Belulin....?

    Përgjigju
  • Endri: 29/06/2022 09:00

    Nuk mjafton shoku se SPAK ka nevoje per kallezime thote Kraja ????

    Përgjigju
    • Niku: 29/06/2022 13:47

      O Pali kjo qe thua me habit, po disave qe u ka shkuar pa denoncim spaku si ka mundesi, eshte shume e kuptueshme Spak u shkon veç njerzeve te thjesht ata qe jane me te fryre ne pasuri dhe kane lidhje me politiken spaku rri e bene sehire se u dashka denoncim per keta... apo seshte keshtu..

    • Pali: 29/06/2022 12:14

      Ne SPAK po nuk bere denoncim, nuk merr rruge hetimi penal.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime