E plotë/ Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Plani i paqes për luftën në Ukrainë

E plotë/ Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Plani i paqes për luftën në Ukrainë

Zelensky

President i Republikës së Ukrainës, Volodymir Zelensky: Faleminderit shumë! I nderuar kryeministri Rama, i jam mirënjohës kryesisë shqiptare për organizimin e këtij takimi.

Zoti Sekretar i Përgjithshëm, zonja dhe zotërinj.

Qysh prej nisjes së agresionit në shkallë të gjerë, nisur nga shteti, që për disa arsye është sërish i pranishëm këtu mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka shkaktuar 754 ditë vuajtje.

Rusia ka vrarë dhjetëra e mijëra nga njerëzit tanë dhe i ka shndërruar civilët në refugjatë, duke shkatërruar familjet e tyre. Natyrisht shumica njohin të vërtetën për këtë luftë. Është një agresion kriminal i paprovokuar, nga Rusia, kundër vendit tonë që synon të aneksojë territoret dhe burimet ukrainase, por nuk është kaq vetëm. Përmes këtij agresioni, kërkon të minojë të gjitha normat ndërkombëtare që kërkojnë të mbrojnë botën nga luftrat dhe në fakt, unë dua t’u shpreh mirënjohjes të gjithë atyre që e kanë njohur agresionin rus si një shkelje të Kartës.

Në fakt, Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet dhe ndihma për Ukrainën me armatime në këtë luftë dhe gjithashtu edhe duke ushtruar trysni mbi agresorin është diçka që ka ndihmuar në mbrojtjen e këtij vendi.

Në fakt, Asambleja e Përgjithshme ka njohur qartësisht faktin që kjo është një luftë e shkaktuar nga Rusia, por kjo nuk ka ndryshuar asgjë për Rusinë në Kombet e  Bashkuara megjithatë është një situatë që ka ndryshuar gjithçka për Kombet e Bashkuara.

Ne duhet ta pranojmë se Kombet e Bashkuara e gjejnë veten në një situatë të bllokuar kur vjen fjala për agresionin.

Kur vjen fjala për mbrojtjen e vendeve, po kërkohen platforma të reja dhe aleanca të reja, të cilat mund të reduktojnë numrin e problemeve, probleme të cilat në këto mure përballen me retorikë dhe jo me zgjidhje reale. Pra, me aspirata në vend të hasen me veprime për të mbrojtur jetë.

Jetët duhen të mbrohen në mënyrë të pakompromentueshme. Megjithatë, nuk do të isha këtu në qoftë se Ukraina të mos kishte propozime konkrete lidhur me disa zgjidhje të posaçme.

Dje, në fjalën time në Asamblenë e Përgjithshme thashë se formula e paqes së Ukrainës është baza për të përditësuar arkitekturën ekzistuese në botë për të rikthyer fuqinë e Kombeve të Bashkuara dhe rendin e mbështetur në rregullat ndërkombëtare.

Dua të paraqes disa detaje specifike mbështetur në formulën e paqes.

Konkretisht ajo quhet “Zbatimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe kthimit të integritetit të territorit ukrainas dhe i rendit botëror”. Janë të gjitha fjalë që duket sikur i bëjnë Kombet e Bashkuara të pamundura. Në këtë Këshill Sigurimi, ku Rusia ulet në mënyrë të paligjshme përmes manipulimeve në prapaskenë, me gënjeshtarë, puna e të cilëve është të zbehin gjenocidin që po kryhet nga Rusia dhe aksioni i Kombeve të Bashkuara, qoftë përmes këtij Këshilli apo Sekretariati të Përgjithshëm mund ta kishte ndalur këtë agresion duke mos i dhënë privilegjin agresorit. Vetoja e agresorit e ka çuar në një situatë bllokimi Kombet e Bashkuara.

Sot, pavarësisht se cfarë vendi je, me miliona njerëz apo vend i vogël, një vend që mbron me kurajë pavarësinë apo një vend që ka një histori të gjatë pavarësie që ndihmon të tjerë, një shtet në nevojë për ndihmë apo një vend, i cili mund të ofrojë mbështetje të mirëfilltë, një shtet i cili mbështetet tek ushtria apo një shtet, i cili e konsideron Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe jo ushtrinë si linjën e fundit të mbrojtjes.

Pavarësisht se kush jeni, sistemi aktual i Kombeve të Bashkuara sërish ju bën më me pak ndikim sesa pushteti i vetos që përdoret nga disa dhe keqpërdoret nga një i vetëm, Rusia. Kjo është në dëm të të gjithë anëtarëve të tjerë të Kombeve të Bashkuara.

Këto ditë në Asamblenë ne Përgjithshme mund të dëgjojmë fjalën “pabarazi” shumë shpesh.

Pabarazia përmendet nga vende të ndryshme, qofshin këto të vogla e të mëdha, është saktësisht pabarazia që e bën joefektive Kombet e Bashkuara dhe më vjen keq që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është sot platforma më e madhe më e dukshme e botës. E di që jeni në gjendje të bëni më shumë dhe jam besimplotë që Karta e Kombeve të Bashkuara mund të funksionojë për hir të paqes dhe sigurisë globalisht.

Megjithatë, që kjo të ndodhë, diskutimet e projektet shumëvjeçare për reformimin e Kombeve të Bashkuara duhet të përkthehen në një  proces në vijimësi që reformon Kombet e Bashkuara dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin këtu, por edhe përdorimi i vetos, kjo është ajo që kërkon reformim dhe kjo mund të jetë një reformë kyçe.

Kjo është diçka që mund t’i riktheje fuqinë Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Ajo çfarë konstatojmë në Kombet e Bashkuara është që për rastet e agresionit, masakrave, mizorive masive, e drejta e vetos duhet të mos përdoret megjithatë Asamblesë së Përgjithshme i duhet dhënë pushtet i vërtetë për të tejkaluar veton. Ky do të ishte hapi i parë i nevojshëm, do të ishte i nevojshëm për të ndalur luftën sepse të gjitha përpjekjet bien nën veto nga agresori dhe ata që e dënojnë këtë agresion duhet ta sjellin këtë çështje në vëmendje të Asamblesë së Përgjithshme.

2/3 e votave reflektojnë vullnetin e përgjithshëm të vendeve nga e gjithë bota, nga Azia, nga Paqësori, nga Amerika. Pra, në momentin që ka një shumicë të cilësuar atëherë vetoja duhet të tejkalohet efektivisht dhe kjo rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme duhet të jetë e detyrueshme për të gjitha shtetet.

Hapi i dytë, Këshilli i Sigurimit duhet t’u japë llogari plotësisht të gjitha vendeve të botës. Në fakt, mirëpres propozimet e një sërë udhëheqësish që të kenë përfaqësi në Këshillin e Sigurimit.

Përbërja e Këshillit të Sigurimit duhet të reflektojë realitet e vërteta, realitetet e drejta. Ukraina e konsideron të padrejtë faktin që miliarda njerëz nuk kanë përfaqësues të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Për shembull, bashkimi afrikan duhet të jetë këtu në mënyrë të përhershme.

Azia ka nevojë për një përfaqësi më të gjerë dhe më të përhershme dhe nuk mund të konsiderohet normale kur vende si Japonia, India apo bota islamike mbeten jashtë anëtarësisë  së përhershme në Këshillin e Sigurimit.

Duhen marrë parasysh ndryshimet që kanë ndodhur në Europë konkretisht; Gjermania është shndërruar në një prej garantuesve kyç global të paqes dhe sigurisë. Kjo është fakt dhe është fakt po kështu që Gjermania meriton vend në anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit ndërkohë Amerika Latine dhe Shtetet e Paqësorit duhet të përfaqësohen këtu në mënyrë të përhershme.

Megjithatë, nuk duhet ta kufizojmë vëmendjen vetëm tek ata që ulen në nivelet më të larta. Po kështu, duhet të ketë një zgjerim të qasjes në pjesëmarrjen e organizmave të tjera që janë pjesë e Këshillit të Sigurimit. Për ata anëtarë të Asamblesë të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që nuk njihen si agresorë.

Çdo pjesëmarrje në Këshillin e Sigurimit duhet pezulluar për atë shtet që mbështetet tek agresioni kundër shteteve të tjera dhe në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Së katërti, duhet luftuar në fakt, me veprime konkrete, agresioni kundër integritetit dhe sovranitetit të territorit. Duhet të ketë një mekanizëm për të cilën duhet të bien të gjithë vendet dakord, në këtë rast kundër Rusisë.

Pushtimi rus kundër Ukrainës ka treguar se për çfarë mund të shërbejë një mekanizëm i tillë dhe kur ka sanksione të fuqishme kundër agresorit, jo vetëm në fazën kur ka ndodhur lufta, por gjithashtu edhe në fazat e tjera, pra, duhet që të gjithë të shohin se çfarë mund të humbasin në qoftëse nisin luftë. Këto sanksione duhet të paraqiten në mënyrë automatike për t’u marrë parasysh nga Këshilli i Sigurimit në rast se çdo anëtar i Këshillit të Sigurimit raporton apo paraqet kërcënimin për agresion.

Ushtarët ukrainas bëjnë, duke dhënë gjakun e tyre, bëjnë atë që duhet të bëjë Këshilli i Sigurimit, po sprapsin Rusinë dhe po ruajnë parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Duke folur për tërësinë territoriale, ky është një element i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe lidhet pazgjidhshmërisht me largimin e pushtuesit.

Në fakt, pushtimi është një burim i pashtershëm dinamiti për të minuar rendin ndërkombëtar ndaj dua të jap shembuj konkretë për hapat që duhen hedhur që arkitektura e sigurisë të jetë më e fortë duke përdorur Ukrainën si shembull.

Diçka shumë konkrete si Ukrainë, -tërheqje e plotë, së pari, e të gjithë trupave ruse, formacioneve ushtarake përfshirë dhe flotën e Detit të Zi, ruse apo ato mbetje që tashmë janë, si dhe tërheqjen e mercenarëve dhe formacioneve ushtarake ruse nga i gjithë territori sovran i Ukrainës brenda kufijve tona të njohura ndërkombëtarisht qysh prej 1991.

-Kthim i menjëhershëm i kontrollit të territorit të kufijve të Ukrainës gjithashtu dhe shërbimit të transportit dhe atij ekonomik në Detin e Zi dhe në të gjitha kufijtë.

Vetëm përmbushja e këtyre dy elementeve do të çojë në ndërprerjen e armiqësive dhe sulmeve.

Zonja dhe zotërinj,

Nuk duhet të presin, duhet të veprojnë tani.

Ndërkohë që po përgatisja formulën e paqes së Ukrainës, po mendoja se vetëm parimet e Kombeve të Bashkuara, e rezolutave të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme janë ato që mundësojnë që formula ukrainase e paqes të bëhet globale. Pra, të gjithë kuptojnë që ne po punojmë për rendin ndërkombëtar, për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetin e shteteve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, parandalimin e agresionit dhe politikave të gjenocidit.

Natyrshëm, epiqendra e këtyre përpjekjeve duhet të jetë në këtë sallë, në sallën e Këshillit të Sigurimit dhe më gjerë, në Asamblenë e Përgjithshme ku reformimi i institucioneve të Kombeve të Bashkuara është i nevojshëm e kësisoj nuk duhet të kemi frikë nga kjo reformë.

Jemi gati të bashkëpunojmë me anëtarë të Kombeve të Bashkuara që janë dakord me këtë formulë paqeje për të hartuar këto ndryshime e reformime të Kartës dhe të Kombeve të Bashkuara.

Duhet bërë e qartë se Ukraina po e propozon këtë dhe po u bën thirrje vendeve të botës që t’i bashkohen formulës së paqes. Çdo vend mund të dëshmojë udhëheqjen e vet në kuadër të një më shumë apo në të gjitha pikat e formulës së paqes, mund të ngrenë grupe në bazë të pikave të formulës së paqes, ku këshilltarë të Këshillit të Sigurimit, krerë të shteteve dhe përfaqësues të mund të punojnë. Këto grupe mund të shtjellojnë dhe të hartojnë një listë vendimesh e propozimesh për t’u zbatuar në raport me pikën përkatëse të formulës së paqes.

Jemi gati që të mbajmë konferenca në nivel këshilltarësh në përputhje me 10pikat e formulës së paqes, gjithashtu një Samit global të udhëheqësve. Ky draft do të përgatitet dhe do të paraqitet për tu vlerësuar nga krerët e shteteve për Samitin e ardhshëm. Pra, të gjithë ato vende të botës që respektojnë paqen mund të bashkëpunojnë për të rivendosur paqen.

Bashkëpunimi është po kështu thelbësor për Ukrainën në nivel ndërkombëtar. Për këtë arsye, është dhe ky për paqen. Kështu që, le të mbizotërojë paqja dhe uroj që institucionet e bashkëpunimi ynë të jenë më të forta.

Ju falenderoj për vëmendjen, ju falenderoj për mundësinë që më dhatë t’iu drejtohesha. Faleminderit për këtë ftese.

Lavdi qoftë Ukrainës!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë