‘Fajin e ka i vdekuri Fabian Gaxha’, si u lirua Erigers Mihasi nga qelia para se të vritej në Astir! Roli i prokurorit Emëror Kasaj, si ‘avulluan’ provat! Dëshmitë e rreme të dy vajzave misterioze

‘Fajin e ka i vdekuri Fabian Gaxha’, si u lirua Erigers Mihasi nga qelia para se të vritej në Astir! Roli i prokurorit Emëror Kasaj, si ‘avulluan’ provat! Dëshmitë e rreme të dy vajzave misterioze

Erigers Mihasi dhe makina me të cilën udhëtonte, që iu bë atentat

Segmente të kalbura të drejtësisë shqiptare po ‘kontribuojnë’ dhe po bëhen gjithnjë e më shumë shkak për atentate mafioze dhe larjen e hesapeve mes grupeve kriminale në Shqipëri. Nëse prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj nuk do të kishte liruar nga qelia në korrik 2019 Erigers Mihasin, atentati ndaj Mihasit dhe shokut të tij Armando Dumanit nuk do të kishte ndodhur në 13 nëntor 2021, në zonën e Astirit në Tiranë. Report Tv sjell sot detaje të reja dhe të pazbuluara më parë rreth dosjes së Erigers Mihasit, arrestimit dhe më pas lirimit të tij, lirim i cili do të rezultonte më pas fatal për jetën e tij dhe të Armando Dumanit.

Arrestimi i Mihasit

Në 22 janar 2019, prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj urdhëroi arrestimin e Erigers Mihasit, si i dyshuar për ngjarjen e rëndë të 30 marsit 2015, ku një grup personash grabitën me armë banesën në Tepelenë të Elton Çiçës. Pasi nuk gjetën paratë që kishin menduar, grupi i grabitësve plagosën rëndë dhe dhunuan dy prindërit e moshuar të Elton Çiçës, Naim dhe Antonela Çiça, të cilët përfunduan në spital. Elton Çiça, i cili jepte para me fajde, nisi sagën e hakmarrjes ndaj personave që ai dyshonte se i kishin dhunuar prindërit.

Dy muaj pas kësaj ngjarjeje, në Durrës vritet Robert Rama, i cili sipas prokurorisë ka marrë pjesë në ngjarjen e Tepelenës. Elton Çiço ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e Ramës, por ai asnjëherë nuk u ndalua zyrtarisht për këtë ngjarje. Hakmarrja vijoi ndaj vëllezërve Ervis dhe Elton Imeri, të cilëve iu vendos eksploziv në automjete. Ervisi, i dyshuar si autor i ngjarjes ndaj prindërve të Çiços, i shpëtoi atentatit, por i vëllai mbeti i gjymtuar.

Çiço nuk ndalet me kaq. Ai i organizon edhe 2 atentate ndaj Jani Alisë, një në Tiranë dhe një në Gjirokastër, por duke mos arritur ta ekzekutojë. Me Jani Alinë, Çiço kishte konflikte të vjetra. Ndoshta do të vijonte eliminimin e kundërshtarëve të tjerë, por Elton Çiça u vra në një atentat mafioz në mes të ish-Bllokut, në 1 maj 2016, pikërisht nga Jani Aliaj, i dënuar më pas për këtë krim me burgim të përjetshëm në mungesë, por që vazhdon të jetë i lirë. Në vitin 2000, Jani Aliaj kishte vrarë më thikë edhe shokun e Çiços, E. Ballazhiun, 20 vjeç.

Vetëm 4 muaj pas vrasjes së Çiços, iu bë atentat me armë Nelgert Patës, bashkëpunëtor i Jani Aliajt. Pata arriti të shpëtonte, por u vra disa javë më vonë në makinën e tij.

Si u zbulua Mihasi

Erigers Mihasi është zbuluar krejt rastësisht si i implikuar në ngjarjen e plagosjes së prindërve të Elton Çiços në mars 2015. Në 4 Tetor 2018 ndodhi masakra në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën rëndë Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Autor i masakrës ishte sh-komandoja Meviol Bilo, truprojë e Elvana Gjatës dhe biznesmenit Ervin Mata. Bilo është dënuar vetëm me shërbime prove.

Erigers Mihasi shkoi në Spitalin Ushtarak për t’u interesua për Fabian Gaxhën, të cilin e kishte shok të ngushtë. Policia e shoqëroi Erigers Mihasin për t’i marrë shenjat e gishtave. “Marrja e gjurmëve daktiloskopike të shtetasit Erigers Mihasi është bërë pikërisht për shkak të pranisë se tij në Spitalin Ushtarak për shkak të vdekjes së shokut të tij Fabian Gaxha në ngjarjen e ish-Bllokut. Fabian Gaxha është gjithashtu banor i fshatit Yrshek si Erigers Mihasi dhe për këtë shkak këta dy shtetas kanë krijuar njohje dhe shoqëri”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Ekspertiza daktiloskopike zbuloi se gjurma e gishtave në paketën me cigare që është gjendur në makinën me të cilën autorët shkuan tek shtëpia e prindërve të Elton Çiços, ishte e Erigers Mihasit.

“Sipas aktit të ekspertimit daktiloskopik krahasues nr. 10759 datë 11 Tetor 2018, ka rezultuar se gjurma daktiloskopike e gjetur në vendin e ngjarjes të vitit 2015 në Tepelenë, e shënuar me germën "H", i përket shtetasit Erigers Gjergji Mihasi. Nga tërësia e akteve hetimore të çështjes penale të mësipërme rezulton se ka prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se shtetasi Erigers Mihasi, Robert Rama (vrarë me arme zjarri pas ngjarjes) dhe një autore tjetër i paidentifikuar, kanë konsumuar elementet e figurës se veprës penale të parashikuar nga neni 140-25, 278, 88-25 të K. Penal”, thuhet në dosjen gjyqësore.

Kjo provë ka mjaftuar që prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj në 22 janar 2019 të urdhërojë arrestimin e Erigers Mihasit si i implikuar në ngjarjen e rëndë të Tepelenës, të marsit 2015.

Mihasi lirohet nga qelia

Gjashtë muaj pasi e arrestoi, prokurori Emëror Kasaj, në korrik të vitit 2019, kërkoi lirimin e Erigers Mihasit nga qelia. Kasaj i kërkoi gjykatës t’i ndryshonte masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje pranë policisë gjyqësore”. Dhe kërkesa u pranua nga gjykata. Shqiptarja.com mëson së kërkesa është pranuar nga gjyqtari Pëllumb Vehbi. Ky u fundit ka dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë në prill 2021. Më pas, Komisioni i Vetingut e ka përjashtuar për 15 vite nga drejtësia. Erigers Mihasi tashmë ishte i lirë, por në shënjestër të kundërshtarëve të tij. Nga ana tjetër, prokurori Kasaj vijonte hetimet në gjendje të lirë për Mihasin për akuzën e “Grabitjes me armë”, kryer në bashkëpunim, “Plagosjes së rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të municioneve luftarake”.

Si ‘avulluan’ provat, dy femra misterioze  

Para se të shkonin për të bërë grabitjen në Tepelenë, grupi i grabitësve, sot që të gjithë të vrarë, kanë drekuar me disa vajza në Durrës. Kjo është zbuluar përmes qelizave telefonike. Prokuroria ka identifikuar vajzat, të cilat kanë marrë pjesë në këtë drekë. Vajzat kyçe në këtë histori janë E. B dhe Or. Seci.

Sipas prokurorisë, Braja ka pasur komunikime dhe lidhje sentimentale me Erigers Mihasin. Por, në paraqitje për njohje, E. Braja ka deklaruar se personi i paraqitur tek xhami i tejdukshëm, Mihasi, nuk është personi me të cilin ka pasur lidhje dhe që ka drekuar në Durrës, bashkë me shoqen e saj, O. Seci.

Ditën e arrestimit, në 22 janar 2019, prokuroria ka paraqitur për njohje shoqen e E. B, O. Seci. Kjo e fundit, ka deklaruar se dyshon se Erigers Mihasi është një nga personat pjesë e grupit, me të cilët kishte drekuar bashkë me shoqen e saj E. B, në Durrës, para grabitjes së shtëpisë së Elton Çiços në Tepelenë.

“Ne paraqitjen për njohje, shtetasja Or... Seci ka deklaruar se ndërmjet personave të rreshtuar ne paraqitjen për njohje, përtej xhamit gjysmë të tejdukshëm, personi me të cilin ka drekuar se bashku me Ev.. në vitin 2015 në Durrës, dyshon se mund të jetë ai me numrin "3", numër të cilin e mban në dore shtetasi Erigers Mihasi”, thuhet në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com.

Duke pasur dyshime se të dy vajzat ishin kërcënuar për të mos thënë të vërtetën, prokuroria i ka vendosur nën përgjim. Por, nga përgjimi nuk është përftuar ndonjë bisedë e vlefshme për hetimet. Mohimi i dy vajzave, për të cilat ka dyshime se kanë qenë të instruktuara, ka lehtësuar pozitat e Mihasit.

‘Sërish fajin e ka i vdekuri’

Në 12 korrik 2019, prokuroria ka pyetur edhe një herë E. B. Çuditërisht këtë radhë vajza ka nisur të rrëfehet. Ajo ka deklaruar se kur ka parë foton e Fabian Gaxhës në televizor, i vrarë në ish-Bllok, e ka njohur menjëherë, pasi ishte i njëri nga personat, pjesë grupit të drekës në Durrës, para grabitjes së shtëpisë së Tepelenë.

Madje vajza ka pohuar se e Fabian Gaxha, e ka kërcënuar në Laprakë që të mos tregonte për drekën në Durrës. Kjo dëshmi implikonte Fabian Gaxhën në grabitje. Tashmë, dy të vdekur, Robert Rama dhe Fabian Gaxha ‘fajësohen’ për grabitjen në Tepelenë.

"Unë shtetasin Fabian Gaxha nuk e kam njohur kurrë më parë si emër. Për herë të parë e kam dëgjuar në ngjarjen e bllokut disa muaj më parë kur ky shtetas është vrare me armë zjarri dhe ketë e ka dhënë televizioni. Kur e pashë ne televizor e njoha dhe kam shumë dyshime se është personi, i cili me ishte prezantuar me emrin Sajmir, për të cilin me keni pyetur me parë. Dua të deklaroj se pasi kam dhënë shpjegime në polici në lidhje me këtë fakt, ky shtetas më ka takuar në Laprakë dhe më ka kërcënuar të mos tregoja. Nuk e di se nga ishte vënë në dijeni se mua me kishte pyetur policia për të. Dua te them se këtij personi nuk i kam mbajtur as numrin, pasi ishte shume i bezdisur dhe më shqetësonte. Për të shpëtuar prej tij unë nxora një shok timin, cili e mori nga telefoni im dhe i tha të mos më bezdiste sepse unë isha e dashura e tij, sa për ta hequr qafe...”, ka rrëfyer në prokurori E. B.

‘Avullon’ prova kryesore, gjurma në paketë

Megjithatë, prova kryesore që implikonte Erigers Mihasin në ngjarjen e Tepelenës, si pjesë e grupit me Fabian Gaxhën dhe Robert Ramën, janë gjurmët e gishtave të gjendura në një paketë, e cila u gjend në makinën e krimit.

Edhe kjo provë i është faturuar Fabian Gaxhës. Po si? Gaxha dhe Mihasi ishin shokë. Gaxha konsumonte duhan dhe shpesh herë blinte cigare në marketin që administrohet nga familja e Mihasit. Erigers Mihasi, sipas alibisë, i ka shitur një paketë Fabian Gaxhës, duke lënë në të gjurmën e gishtave. Kjo paketë është gjendur në makinën e krimit. Kështu e ‘shpjegon’ prokurori Emëror Kasaj faktin se pse gjurma e gishtërinjve të Erigers Mihasit është gjendur ‘gabimisht’ në paketën e Fabian Gaxhës!

“Fabian Gaxha është gjithashtu banor i fshatit Yrshek si Erigers Mihasi dhe për këtë shkak këta dy shtetas kanë krijuar njohje dhe shoqëri. Ky shtetas ka blerë shpesh paketa dhe sende te tjera në minimarketet e shtetasit Erigers dhe për këtë arsye prania e gjurmës së tij të gishtit në qesen që mban paketat e gjetura në vendngjarje ka sens... Në rrethanat e mësipërme rezulton se nuk ka dyshime të arsyeshme se autor i veprës penale është edhe shtetasi Erigers Mihasi. Nga hetimi ka dyshime se autor i ngjarjes mund të ketë qenë shtetasi Fabjan Gaxha, i vrarë në ngjarjen e ish-bllokut...”, arsyeton prokurori Emëror Kasaj.

Alibia është interesante, por nga ana tjetër, nuk kaq aq sens që Erigers Mihasi, me makinë me vlerë mbi 50 mijë euro, më parë me loto-sport dhe që administronte disa minimarkete në Tiranë, të bëhej një shitës paketash cigaresh!

Prokurori Kasaj: Të pushohen akuzat për Mihasin

Në mars të vitit 2021, prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj i ka kërkuar që të pushohet çështja penale ndaj Mihasit, i cili u vra në 13 nëntor 2021 në Astir.

“Ne këto rrethana, hetimet ne ngarkim te te dyshuarit Erigers Mihasi duhet pushohen sepse: Neni 328/1, germa "dh" dhe 329/a i Kodit të Procedurës Penale parashikon se procedimi penal duhet të pushoje, "kur del se i pandehuri nuk e ka kryer veprën penale ose nuk provohet se e ka kryer ai”, thuhet në dosje.

Gjykata rrëzon prokurorin Kasaj: Vajzat gënjejnë 

Në 25 mars 2021, gjyqtari Arben Dosti ka rrëzuar kërkesën e prokurorit Emëror Kasaj për të mbyllur çështjen e Erigers Mihasit. Sipas gjyqtarit hetimet ishin të paplota dhe se kishte nevojë për hetimet shtesë, sidomos për të konfirmuar apo rrëzuar alibitë e Mihasit. Gjyqtari shpreh bindjen se vajza E. B gënjen me dëshminë e saj, duke ia atribuuar veprën penale personit që nuk jeton, Fabian Gaxha.

“Gjykata pasi u njoh me kërkesën e prokurorit, dëgjoi pretendimet e avokatit të personit nen hetim si dhe të avokatit të viktimave të veprës penale, vlerëson se çështja ka nevojë për hetime të tjera shtesë... Të pyetet në Drejtorinë Tatimore lidhur me deklarime të mundshme të personit nën hetim apo familjarëve të tij si ushtrues aktiviteti tregtar në këto dyqane të ndryshme. Të merret informacion zyrtar nga kompanitë telefonike në lidhje me numrin e gjetur në vendngjarje dhe që dyshohet se është përdorur nga personi nën hetim. Informacion për vendndodhjen para ngjarjes kriminale, mundësisht edhe komunikime me numra të tjerë të personave të tretë. Nëse personi nën hetim përdorte numra të tjerë telefoni, të verifikohet vendndodhja e telefonit ditën e ngjarjes kriminale në qytetin e Tepelenës. Gjykata vlerëson se informacioni i dhënë nga dëshmitarja E B në deklarimin e datës 12.07.2019 është i pabesueshëm dhe është bërë me qellim fshehjen dhe atribuimin e autorësisë së veprës penale të ndodhur në qytetin e Tepelenës, një personi që kishte vdekur. Në deklarimet e dhëna në datën 22.01.2019 nga shtetasi Gjergji Mihasi (ati i Erigers Mihasi) rezulton se nuk ka dhënë shpjegime apo të ketë pranuar autorësinë e posedimit të municioneve luftarakeve (fishekëve) të gjetur në makinën që sipas tij përdorej nga personi nën hetim Rigers Mihiasi. Të verifikohet pretendimi i personit nën hetim se në cilën shoqëri sigurimi punon ati i personit nën betim. Të kërkohet informacion zyrtar nga shoqëria e sigurimit për llojin e armëve që ka vendosur në dispozicion të punonjësve, llojin e fishekëve si dhe administrimin e tyre”.

Ky vendim i gjyqtarit Arben Dosti nuk e shmangu gjithsesi atentatin në Astir në 13 nëntor 2021, pasi Mihasi ishte i lirë që në korrik 2019, falë prokurorit Emëror Kasaj dhe gjyqtarit Pëllumb Vehbi. Aktualisht çështja është ende e hapur, por tashmë të gjithë të dyshuarit për ngjarjen e Tepelenës, nuk jetojnë më.

 Vendimi i gjykatës për rrëzimin e prokurorit Emëror Kasaj për t’i mbyllur dosjen Erigers Mihasit 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bato: 28/11/2021 06:05

    Ne rastin e tepelenes personi qe ishte pjese e organizimit qe sot jeton jasht sepse ka kerkuar azil nga qe i vune tnt ne makin e di mire se kush persona moren pjese ne vjedhjen e baneses.

    Përgjigju
  • Grupi: 27/11/2021 23:28

    Si mundet te rrije ende ne organin e akuzes nje prokuror kaq i inkriminuar dhe kaq idiot??? Ky eshte ai prokurori maskara qe burgosi nje familje te tere italiane dhe liroi kriminelin Mihasi dhe trafikantin e tepelenes Caushi? A ka fytyre KLP dhe SPAKU te dalin dhe te marrin miliona euro nga taksat tona kur rasti eshte kaq flagrant?? Do kete ndonjehere drejtesi ne kete vend apo jo?

    Përgjigju
  • Ccvvv: 27/11/2021 19:22

    Ornela Seci

    Përgjigju
  • Alb: 27/11/2021 17:52

    Po e kane urdheruar tepelensit si atentat u lumte dora dhe ta ken hallall?Por me duket si nje ngjarje per ceshtje droge atentati i ketij se per nje grabitje Kjo puna e provave per grabitjen del tani si per te humb gjurmet per porositesit e vertet dhe arsyen qe jan eleminuar.

    Përgjigju
    • Fresku: 27/11/2021 18:13

      Kjo esht dora e dukve gabelve dhe doqes

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD