E premtja e madhe e Pashkëve, ditë lutje për katolikët

E premtja e madhe e Pashkëve, ditë lutje për katolikët

Foto nga lutja e besimtarëve

Në vigjilje të festës së Pashkëve, besimtarët katolikë në Korçë kryen ritualin "Udha e Kryqit” që përkujton vuajtjet dhe kryqëzimin e Jezu Krishtit.

Ata u nisen nga pedonalja e qytetit dhe ecën në këmbë me fotot e shenjtorëve në duart deri tek Kisha e Ringjalljes. Sot është e Premtja e Madhe, në këtë ditë përkujtohet vuajtja dhe sakrifica e Jezu Krishtit në kryq. Mesha në Korçë u drejtua nga Dom Rikardo Skorsone që dha këtë mesazh për besimtarët.

“Sot është e Premtja e madhe, vërtetë ditë e veçantë në të cilën jo vetëm që dëshirojmë të sodisim misterin e madh të dashurisë që Krishti ka shfaqur por edhe që nga ky mister, edhe ne mund të pranojmë atë dashuri për të jetuar në jetën tonë të përditshme. Ne kemi bërë udhën e kryqit duke medituar disa dëshmi nga martirët e Shqipërisë që u pushkatuan, sidomos në zonën e Shkodrës gjatë regjimit komunist. Vërtetë dëshmitë e tyre na tregojnë që shembulli i Krishtit vazhdon të jetohet në shumë vende të botës. Shqipëria ka qenë një nga ato vende që kanë jetuar e sidomos në zonën e veriut këtë lidhje të ngushtë me Krishtin e vuajtur. Edhe sot jemi thirrur të jetojmë të njëjtën dashuri të Krishtit”, tha Dom Rikardo Skorsone.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT