Aktori i njohur ka braktisur intervistën e BBC-së. Ngjarja ndodhi ditën e martë, kur gazetarja po e pyeste Steven Seagal në lidhje me akuzat e përdhunimit.
“Keni qenë i akuzuar për përdhunim seksual. Ke një aktakuzë për përdhunim dhe a e ke menduar si do të merresh me të,”- dëgjohet teksa i thotë 66 vjeçarja Kirsty Wark në programin “Lajmëtari”.
Aktori i filmit “Out for Justice” e largoi nga veshi mikrofonin e tij dhe filloi të largohej nga seti i studios. Ndërkohë Wark kujtoi edhe njëherë për publikun që Seagal i ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij. Seagal është akuzuar për sjellje të keqe seksuale me aktoren Jenny McCarthy, Julianna Marguiles dhe Portia de Rossi.