E qëlloi në fytyrë para 26 vitesh
gruaja drekon me të kur ai lirohet

E qëlloi në fytyrë para 26 vitesh<br />gruaja drekon me të kur ai lirohet
Kanë kaluar 26 vite, 3 muaj dhe 10 ditë pasi Ian Manuel atëherë 13 vjeç qëlloi Debbie Baigrie në fytyrë. Të dy së bashku janë takuar. në drekën e parë që Manuel pati pas 26 viteve në burg.
 
54-vjeçarja, ish-modele dhe nënë e dy fëmijëve ka luftuar për vite me radhë për lirimin e tij.
 
Edhe pse Baigrie ishte viktimë e incidentit dhe Manueli agresori, ata të dy kanë krijuar tashmë një lidhje të veçantë.
 
Pasi ja fali sulmin e dhunshëm gruaja ka ndjekur për vite me radhë një pjesë të madhe të seancave gjyqësore të Manuel.
 
Sapo ai është liruar nga burgu armiqtë-miq janë takuar në një piceri vetëm disa blloqe larg vendit ku ai e ka qëlluar në vitin 1990.
 
Baigrie ka postuar në rrjete sociale fotografi nga takimi që tregojnë marrëdhënien e tyre të ngrohtë.
 
“Në një botë ku ekzistojnë ndarje racore, ndarje politike dhe mungesë e theksuar e mëshirës dhe faljes...Ja ku jemi ulur, Ian dhe unë, 27 vite pasi ai më qëlloi kur ishte 13-vjeç. Ai është i lirë sot pas 26 vitesh dhe unë jam shumë e lumtur që pata vaktin e parë me të”, ka shkruar Baigrie në përshkrimin e fotografive.

Debbie Baigrie

Debbie Baigrie

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD

Mero Baze: Protestat, një 'rreshtore' e re për PD