E qëlluan me tre plumba në kraharor dhe kokë, ekzekutohet ish-boksieri për larje hesapesh në mes të rrugës në Greqi (VIDEO)

GREQI- Tre plumba, një kraharor dhe dy në kokë, i morën jetën 58-vjeçarit, M.K, ish-boksierit grek, i cili u ekzekutua në mes të rrugës mbi motorin e tij në një lagjen ‘metamorfosis”, të Athinës në Greqi.

Vrasja e cila tronditi vendin fqinj, ndodhi rreth orës 22:30, kur sapo 58-vjeçari ndaloi motoçikletën e tij, një motor tjetër me dy persona i cili po vinte nga drejtimi i kundërt, iu afrua dhe me 3 plumba i morën jetën ish-boksierit, duke përgjakur mbrëmjen e djeshme.

Ishte pasagjeri ai qe nxori armën dhe qëlloi në drejtim të M.K nga një distancë shumë e afërt.

M.K i njohur edhe me pseudonimin “Koka” ishte një njeri i njohur i “natës”, pasi ishte edhe pronar i një clubi në Athinë.

Sipas hetimeve të kryera deri më tani, policia mendon se vrasja e 58-vjeçarit lidhet me larje hesapesh.

Policia shprehet gjithashtu se ekzekutori i M.K, ishte një vrasës me eksperiencë, pasi me tre plumba qëlloi në vendet ku viktima nuk do të kishte asnjë mundësi për të mbijetuar.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar gjithçka që ndodhi para dhe pas vrasjes. Policia ende po heton ngjarjen.

Ish-boksieri grek që u ekzekutua
Viktima M.K 

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve