Dihet se shqiptarët tashmë janë zhvendosur nëpër botë ku jetojnë dhe punojnë prej kohësh. Shpesh herë kur dëgjojmë se një shqiptar/re, kryen vepra të mira në shtet të huaj, na bën ndihemi krenarë. Një rast i tillë është ai i një kardiologu shqiptar që jeton dhe punon në Irlandë, Kristo Papa, i cili i shpëtoi jetën një pasagjeri të avionit ku udhëtonte bashkë me bashkëshorten.
Ka qenë ora 02:45 e mëngjesit të një dite më parë, kur pasagjeri 63-vjeçar i ulur pranë mjekut humbi ndjenjat. Doktori shqiptar u afrua pranë pasagjerit, ku i dha ndihmën e parë duke konstatuar se kishte të bënte me një Lipotimi, ose e njohur ndryshe gjendje të fikti. Përgjatë 40 minutave, e cila ishte pjesa e mbetur nga Cori Irlandës për në Verona, doktori shqiptar ka arritur ta mbajë në jetë deri në mbërritjen e ambulancës.
Pas shoqërimit nga ekipi mjekësor për në ambulancë, të gjithë pasagjerët kanë duartrokitur veprimin e doktorit shqiptar duke e quajtur një hero.Doktori e ka vizituar përsëri të nesërmen pasagjerin, ku ka marrë konfirmim se ai është jashtë rrezikut për jetën. Por sipas mjekëve të spitalit, nëse nuk do të kryhej ndërhyrja në kohë, 63-vjeçari do të kishte humbur jetën.
Ne rradhe te paret ky shitet per Grek e Italian dhe sa per shiptaret i ka inati edhe pse u rrit me buke shqip. Si grek pasi ka nderru emer per te ju pershat me 'S' a per Italian per pasaporte. Ketu ne Itali mashtronte gjynafqaret ne kafe. Per hero sheh filam vizatimore dhe pastaj kontakton portalet shqipater me genjeshtrat e tij te uleta.
Përgjigju