E quajti sharlatan, Gjykata pranon padinë e trajnerit Panucci kundër Nishanit

TIRANE-Gjykata ka pranuar padinë e trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit, Panucci kundër ish-presidentit Bujar Nishani, pasi ky i fundit e quajti sharlatan.  Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani u padit në gjykatë dhe i kërkohet të paguajë 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi ndaj trajnerit italian të kombëtares shqiptare Cristian Panucci.

Por fillimisht gjykata nuk e pranoi duke shtyrë seancën për t’i kërkuar trajnerit që të ‘riplotësojë mangësitë në padi’.  Report Tv mëson se tekniku italian që drejton kuqezinjtë ka plotësuar padinë duke e depozituar në gjykatën e Tiranës.  Gjyqtarja Anila Karanxha i ka lënë 30 ditë kohë palës së paditur, ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishanit që të përgatisë mbrojtjen.

Cristian Panucci paditi Nishanin, pasi ish-presidenti e quajti sharlatan që po shkatërron kombëtaren pas humbjes me Kosovën. Për reagimin e fortë të Nishanit në Facebook, trajneri i kombëtares kërkon 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi për dëmin moral që i është shkaktuar figurës së tij. Para ndeshjes me Izraelin, referuar arsyeve të padisë ndaj Nishanit, ai tha se ‘njerëzit duhet që të flasin me edukatë”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë