E quan fallxhoren që fshihet pas vendimit të Metës, përgjigjet Kryemadhi: Edi, kam një këshillë për ty, hiq dorë ose...

E quan fallxhoren që fshihet pas vendimit të Metës, përgjigjet Kryemadhi: Edi, kam një këshillë për ty, hiq dorë ose...

Gjatë takimeve elektorale sot në qarkun e Korçës, kryeministri Edi Rama përmendi edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, duke thënë se është pikërisht ajo, që fshihet pas vendimit të presidentit Ilir Meta, bashkëshortit të saj për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Teksa fliste nga Korça, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, bëri një reagim në rrjetin social Facebook, ku radhiti sipas saj dështimet e qeverisë Rama. Në përfundim, e mbyll me një këshillë: Hiq dorë nga mbjellja e përçarjes mes shqiptareve, se kush është munduar ta bëjë ka korrur një fund të tmerrshëm.

"Kam informacion nga agjencitë serioze tha Meta, por ka qenë filxhani i Monikës. Kështu që kjo nuk bëhet. Është momenti që njerëzit të marrin përsipër një gjë shumë të thjeshtë. Të shkojnë dhe të votojnë me 30 qershor, ata që nuk duan të votojnë,të mos përzihen me gurgulenë e këtyre", tha Rama gjatë takimeve me qytetarë në kuadër të fushatës elektorale.

Reagimi i Kryemadhit në Facebook

Edi sa keq më vjen për ty. Je bërë si Kizi dikur. Merr nëpër gojë, shan e pështyn këdo, që të fanepset në ëndrra dhe të prish rehatinë e pushtetit tënd kriminal.

Ed, mos u merr me filxhanë, kazanë apo tepsi, por dil e shpjegoju shqiptarëve disa të vërteta të mëdha, që do të ndjekin gjithë jetën. Ndoshta për fat të keq edhe pas saj.

Shpjegoju shqiptarëve si e ke vënë shtetin ne shërbim te krimit. Dhe jo vetëm për trafiqet e drogës, pastrimin e parave, por për atë që të është bërë hall shumë i madh dhe nuk të lë as të flesh. Përdorimin e policisë dhe prokurorisë në shërbim të ca bandave, që blejnë votat për ty, kundër disa bandave të tjera. Asgjë më pak se në Chicago e viteve 20 të shekullit të kaluar. Këtu e ke çuar shtetin e shqiptarëve. 
Shpjegoju shqiptareve si ka mundësi që 500 milion euro PPP, të rrugëve Balldren-Milot dhe rrugën e Arbërit, ua jep dajë e nip. Dy koncesionet me korruptive, jo në Shqipëri, por besoj në të gjithë Botën.

Shpjegoju shqiptareve kush do i paguajë 140 milion eurot e humbura me Becchettin për hir të tekave të tua dhe për t’i shërbyer pronarëve të megafonëve të çjerrë të propagandës tënde. Dhe kjo vlerë sa vjen e rritet nga interesat dhe gjyqet e tjera, që do të pasojnë. Tregoju shqiptarëve sa para po ju merr nga xhepat e tyre, për hir të pushtetit tënd të kriminalizuar.

Shpjegoju shqiptarëve si ka mundësi që zgjerimi i një rruge me 3 metra e gjatësi 14 km kushton 70 milion euro. Një koncesion tjetër famëkeq ai i Orikum-Dukat.

Shpjegoju shqiptarëve, si për hir të pushtetit tënd dhe lidhjeve të tua me kriminelet, po i lë jashtë nga ëndrra e tyre për një Shqipëri në BE.

Shpjegoju si po i shkatërron fermerët dhe blegtorët nga urrejtja, përbuzja dhe përçmimi qe ke për ta, sa edhe subvencionet ja ke ulur deri ne 6 herë.

Shpjegoju prindërve të familjeve shqiptare, si po ua bën jetën ferr të rinjve shqiptare, që të vetmen dëshirë dhe ëndërr që kanë, është të ikin sa më parë nga vendi i tyre.

Edi, harroje se kriminelë dhe me dhunën e policisë do nënshtrosh shqiptarët në betejën e tyre për zgjedhje te lira dhe të ndershme. 
Hiqe nga mendje që mund t’i nëpërkëmbësh shqiptarëve, aspiratën e tyre, që në ,90, për një Shqipëri si gjithë Evropa.

Edi lëri shfaqet si arushi Silva, por hapi rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Mjaft u përpoqe të përçash shqiptaret, t’i kundërvësh ata kundër njëri-tjetrit, vëllain kundër vëllait, motrën kundër motrës, prindërit kundër fëmijëve, komshiun kundër komshiut, për të vetmin qëllim të mbash pushtetin tënd në shërbim te oligarkëve të oborrit tënd dhe banditëve, pjesëtarë të tavolinave të tua të natës.

Edi, kam edhe një këshille për ty. Hiq dorë nga mbjellja e përçarjes mes shqiptareve, se kush është munduar ta bëjë ka korrur një fund të tmerrshëm.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xxx: 16/06/2019 11:44

    Ik moj fallxhore kush te beson ty çdo gje e ben per te mbrojtur vjedhjet qe i ke bere ketij populli. Shko ne jale hap kampingje per te defryer injorantet e tuaj

    Përgjigju
  • YoungTribune.com: 16/06/2019 08:09

    Mona te lutem a me shef a me del ndonje rruge e gjate se dua te vij atje ne Shqiperi dhe te te them publikisht se je bo fiks si Jennifer Lopez

    Përgjigju
  • Kometa 001: 16/06/2019 08:07

    Mona, lere largimin e Rames, sepse edhe po te doje nuk e ben dot, jane ca pune ashtu. Ti shiko largo Vasilin nga forumet e partise tende dhe spostoje me mire heret se vone. Per te miren tende e kam.

    Përgjigju
  • Uillis: 15/06/2019 23:16

    Te njejten pyetje i behet edhe Rames nga nje emigrant me Pune te ndershem ne BE thote E KAM pagesen sa kater fishin e pages 2000 euroshe te Rames POR RAMA ESHTE SHUME HERE ME I PASUR SE SA UNE

    Përgjigju
    • intelektuali: 16/06/2019 09:31

      rames shikoi punen te keqen!!ate qe ka bare rama ne 4 vite per shqiperine nuk e ka bere saliu me monen ne 25 vjet.hajde shoku dil njehere dhe shiko si po ndryshojne qytet e shqiperise dhe fol pastaj.sa here i ke thene vetes cpata une qe ika nga alb?se shqipetaret e kane ngrit nivelin e jeteses!!!

  • Rusi: 15/06/2019 22:25

    E po nuk hoqi dore.... i ke brisqet gati ?

    Përgjigju
  • Lleshi: 15/06/2019 21:59

    Nje pyetje do kisha per ju Monike te gjitha keto qe paska bere Edi ju paska hypur xhelozia dhe tani me cdoe kusht ju duhet ju pushteti qe tee vazhdoni dhe ju rrugen e vjedhjes!!! Me vjen keq cfare kena dhe cfare mund tee vijne ne pushtet se vetem per te vjedhur vini jo se ju preu barku per popullin e late fukara , shyqyr qe kane ndonje njeri jasht qe i mban me buk jo mre lluks. F....ing you dhe atyre qe jane

    Përgjigju
  • Zambaku: 15/06/2019 21:42

    N Q S Ed Rama largohet Mona ka merite te vecante me cizmen e saje klasike BRAVO MONA JE VERTETE TRIMERESHE PER SA I PERKET SKENDERBEUT DHE MAMICES TE MBROJTUR NGA S L H L komentojme nje here tjeter

    Përgjigju
  • nje pyetje per monen: 15/06/2019 21:35

    na shpjego ne shqipetareve se me cfare biznesi esht mare familja tuaj qe te kete luksin e shkollimit te femijeve tuaj ne angli me sherbetore dhe bodyguarde nga shqiperia ne dispozicion 24 ore hiq te tjerat se i keni fshehur kembet me mjeshteri????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri