Një breshkë uji e përmasave të mëdha është gjetur ditën e sotme e ngordhur në bregun e Currilave në Durrës.

Ajo duket se është shumë e moshuar dhe mund të ketë ngordhur nga shkaqe natyrore, pasi në trupin e saj nuk është gjetur asnjë plagë.

Ndeshja me gjallesa të përmasave të tilla në bregdetin tonë është një ndodhi mjaft e rrallë.