GJIROKASTËR - Refuzimi për një lidhje nga një vajzë ka çuar në vetëvrasje një adoleshent nga Libohova. Visi Llacini 20 vjeç, student i vitit të parë për ekonomi-financë në Universitetin “Eqrem Cabej” në Gjirokastër, i ka dhënë fund jetës pasi mori një përgjigje zhgënjyese prej bashkëmoshatares së tij, identiteti i të cilës nuk dihet.
Ngjarja ka ndodhur në orën 15:10 dhe rrethanat që çuan në vetëflijim 20 vjeçarin nga Libohova, janë zbardhur pothuajse nga grupi hetimor në Policinë e Gjirokastrës. Vetëm pak minuta përpara këtij vendimi, 20 vjeçari kishte bërë edhe një status lamtumire në rrjetin social “Facebook”.
Në këtë status ai shpreh edhe një herë dashurinë për vajzën që e refuzoi duke i thënë se jep jetën për të. Po ashtu ka paralajmëruar për vendimin fatal që kishte ndërmarrë ku ka shkruar se misioni i tij kishte përfunduar dhe ai duhet të ikte nga kjo botë. Duke shprehur dashurinë për familjen e tij dhe pasi u ka kërkuar falje për dhimbjen që do t’u shkaktonte veprimi i tij, 19 vjeçari bën një lutje të fesë islame dhe në fund, vetëm lamtumirë.

Shoqëria e 20 vjeçarit Llacini, është prekur nga kjo ngjarje kanë heshtur duke mos dhënë mjaft detaje për jetën e shokut të tyre i cili u nda nga jeta pikërisht në një moment dobësie. Askush prej miqve të tij, nuk ka dashur të shprehet për rrethanat në të cilën ndodhi ngjarja në fjalë.
Viktima e sotme, e çon në tre numrin e të vetëvrarëve në Qarkun e Gjirokastrës për këtë vit. Rasti më i fundit është ai i një efektivi policor 49-vjeçar në Memaliaj, i cili me armën e tij të zjarrit, u vetëvra duke lënë pas 2 djem madhorë dhe gruan.
Statusi i 19-vjeçarit
Vajza beni mir ti besoni kur nje djal thot se jap dhe per ty ...Vellai im te dua shum fort , Ti je bosi im ti je njesh,un te dua shum te dua pa funddd, ti e diell ...te dua shum vella ...Aldo bosii ...Familja ime ju dua pa funddd ..Ti mami dhe ty babi jeni gjeja me shtrenjt per mua ..ju dua pa fund ..Dhe mos u merzitni per muaa ... Misioni im kaq ishte mbaroi ,Un tani duhet te iki , Ju kerkoj falje ..Qellimi im ketu ka mbaruar ..Pershendes gjith shoket e mi ...pershendetje cuna ,pershendes shoqet e mia , Per mua kaq ishte ......Allahu Ekber ...Lamtumirrrr ....

(Pallati nga ku u hodh 19-vjeçari Visi Llacini)
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO