E reja ndërroi jetë në spitalin e Vlorës pas një operacioni, i ati: S'më kishte thënë se ishte sëmurë, akoma nuk më kanë dhënë përgjigje pse vdiq! 2 Fëmijët që la pas kërkojnë të ëmën

Ardian Leka, babai i 23 vjeçares Brisilda Sadushi, nënë e dy fëmijëve të mitur që humbi jetën pas një ndërhyrje në spital, është ende i tronditur ndërsa mbetet ende në përgjigje te ekspertizës së shkakut të vdekjes. Leka tregon momentet e para kur mori vesh për lajmin e hidhur, teksa thekson se e bija nuk i ishte ankuar asnjëherë për probleme me shëndetin.

"Unë isha në Greqi, më lajmëroi vëllai. Nisa para dhe po prisja telefonatën nga vëllai. Ai më tha çupa mbaroi, nuk ja dola dot operacionit. Unë kam folur me vajzën përpara dhe nuk mu ankua që kishte ndonjë problem shëndetësor. Nuk më është ankuar kurrë nga shëndeti. Vajza jetonte me bashkëshortin, kam marrë vesh që ishte pak dhunues, por jo aq problematik. Nuk besoj që t'i ketë ndodhur gjë nga dhuna", tha ai.

Ardian Leka thotë se ka kërkuar të takojë mjekun për të mësuar më shumë për shkaqet që çuan drejt vdekjes vajzën e tij, por shton se ende nuk ka marrë një përgjigje. Në pritje të ekspertizës, ai heziton të hedhë akuza në drejtim të mjekëve, por thekson se pasi të marrë përgjigje, çështjen do ta ndjekë deri në fund.

"Shkova të takoja mjekun, por asgjë. Ekspertiza nuk ka dalë akoma, pres përgjigje. Unë pres përgjigje, pastaj do flas, unë do ta dija nëse do kishte kryer abort. Do ta ndjek deri në fund këtë çështje", thekson ai.

Brisilda Sadushi la pas dy fëmijë të vegjël, të cilët ende kërkojnë nën e tyre

"La dy fëmijë të vegjël, i mungon e ëma. I takova dje, ata presin mamanë", tha gjyshi i tyre.

E reja u paraqit në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit mëngjesin e 22 shtatorit me infeksion të përgjithshëm në gjak dhe me tension shumë të ulët. Ajo iu nënshtrua menjëherë operacionit, por nuk mundi të mbijetonte. Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë komplikacionesh mund të ketë pësuar e 23-vjeçarja, që mund ta kenë çuar deri në fatalitet.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025