Një vajzë 23-vjeçare nga Shkodra u dhunua fizikisht nga dy persona që hynë në banesën e saj.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:20 në lagjen “Xhabije”. Dy perosna ende të paidentifikuar nga policia, hynë në banesë, dhe e dhunuan të renë. Vajza raportohet se ndodhet në spitalin e Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.
Policia nisi një hetim për të identifikuar dhe kapur autorët, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje, dhe për të zbuluar motivin pse e reja u dhunua në shtëpinë e saj.
Ende nuk është zbuluar nëse kemi të bëjmë me një tentativë për të vjedhur në banesë, apo me dy persona që shkuan me qëllim për të dhunuar 23-vjeçaren.
"Rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht. Shtetasja O. N., ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.











Komente
Komento