GREQI- Nja ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Kamatero në Greqi, pasi dy fëmijë 12 dhe 13 vjeç janë gjetur pa shenja jete në banesë, pasi atë e kaploi zjarri.
Sipas informacioneve paraprake ishin zjarrfikësit që zbuluan trupat e të vegjëlve, ndërsa gjetën me lëndime të rënda në trup vëllain e tyre 2-vjeçar i cili aktualisht ndodhet në spital, duke “luftuar” me vdekjen.
Ende rrethanat e ngjarjes nuk janë të qarta, ndërsa sipas mediave greke fëmijët janë anëtarët e një familje rome.
Përpjekjet për shuarjen e zjarrit po vazhdojnë nga 15 zjarrfikës që operojnë me katër automjete.