GREQI- Një aksident i rëndë që i mori jetën 29-vjeçarit shqiptar Enkeled Biba, është regjistruar 30 minuta pas mesnate në Kretë të Greqisë.
Shqiptari humbi drejtimin e automjetit, doli nga rruga dhe u përmbys. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikësve për nxjerrjen e trupit të viktimës, i cili vitet e fundit jetonte dhe punonte ne Krete.
Ngjarja ndodhi në aksin Sisiou - Agiou Nikolaou, në kryqëzimin e Milatou.
Foto nga makina pas aksidentit
Komento